Bota 27 December 2024, 18:54 Nga VNA

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran

Ndaje në Whatsapp

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për ta kryer “veprimtarinë e saj gazetareske”, është arrestuar nga policia në Teheran. Ministria tha në një komunikatë të premten se, Sala, e cila ka një podkast të quajtur “Stories” – rrëfime për jetën në vendet përreth botës, u arrestua më 19 dhjetor.

Ajo nuk tregoi arsyen e arrestimit të saj, por tha se ambasadori italian në Teheran e vizitoi atë “për t’i verifikuar kushtet dhe gjendjen e Salas në paraburgim”. “Familja u njoftua për rezultatin e vizitës konsullore. Sala kishte mundësi t’i bënte dy telefonata me të afërmit e vet”, tha Ministria italiane.

Sala e postoi një podkast nga Teherani më 17 dhjetor rreth patriarkatit në kryeqytetin iranian. Irani akuzohet rregullisht për arrestimin e shtetasve me shtetësi të dyfishtë dhe të qytetarëve perëndimorë nën akuza të rrejshme, për t’i përdorur ata për trysni ndaj vendeve perëndimore. Në fillim të këtij muaji, Reza Valizadeh, një shtetas amerikano-iranian dhe ish-gazetar i Radio Farda të Radios Evropa e Lirë, u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata Revolucionare e Teheranit për gjoja “bashkëpunim me një qeveri armiqësore”.

Valizadeh dha dorëheqjen nga Radio Farda në nëntor të vitit 2022, pas një dekade punë. Ai u kthye në Iran në fillim të vitit 2024 për të vizituar familjen e tij, por u arrestua më 22 shtator.

Në dy seancat e tij gjyqësore, të mbajtura më 20 nëntor dhe 7 dhjetor, raportohet se mungonin përfaqësues të prokurorisë, dhe rolin e tyre e mori përsipër vetë gjykatësi.

Burime pranë gazetarit pretendojnë se ai ra në “grackën e sigurisë”, pavarësisht se kishte marrë garanci jozyrtare nga zyrtarët iranianë të sigurisë se nuk do të kishte probleme ligjore kur të kthehej në Iran.

lg.php.gifIrani është ndër vendet më shtypëse për sa i përket lirisë së shtypit. Reporterët pa Kufij e renditën Iranin në vendin e 176-të nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024./Rel/

Video

Momente paniku janë regjistruar në një Boeing 737 të Sepehran Airlines, pak pas ngritjes nga Mashhadi drejt Kermanshahut. Pamjet nga brenda avionit tregojnë pjesë të paneleve dhe ndarjeve të sipërme të kabinës që shkëputen dhe bien, ndërsa avioni përballej me një problem teknik gjatë fluturimit. Ekuipazhi u rikthye në aeroportin e Mashhadit, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan persona të lënduar.

Gafa jemi njerëz bëjmë

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme