Bota 26 Dhjetor 2024, 19:55 Nga VNA

"Nuk mund të ekzekutohet, humbëm kontrollin"/ Rrëzimi i avionit në Kazakistan, dalin mesazhet dramatike të pilotit me kullën

Ndaje në Whatsapp
"Nuk mund të ekzekutohet, humbëm kontrollin"/ Rrëzimi i

Një raketë ruse tokë-ajër ose copëza të saj bënë që të rrëzohej avioni i nisur nga Azerbajxhani në Aktau, të mërkurën. Kështu pretendojnë burime të qeverisë së Azerbajxhanit, të cilët shprehen se raketa u lëshua gjatë aktivitetit të droneve ajrore mbi Grozny dhe fragmente të saj goditën avionin me numër fluturimi 8432.

Madje nga qeveria azerbajxhanase pretendojnë se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente në tre aeroporte ruse. Ata besohet se janë urdhëruar të fluturojnë përtej Detit Kaspik për në Aktau të Kazakistanit.

Harta tregon tre aeroportet (tre rrathët e kuq) në të cilët është bërë kërkesa nga pilotët për një ulje emergjente, përpara se avioni (në rrethin e verdhë) të vazhdonte më në fund rrugën për në Aktau.

Sipas dëshmive, sistemet e navigimit GPS të avionit ishin bllokuar gjatë gjithë rrugës mbi det. Në total, 38 pasagjerë u vranë dhe 29 të tjerë shpëtuan kur avioni u rrëzua pranë qytetit Aktau.

Rusia nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov pretendon se hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit është duke vazhduar dhe është e gabuar të spekulohet para se të përfundojë. Ndërkohë, NATO kërkoi sot një hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të Azerbajxhan Airlines.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe mesazhet e fundit të pilotit përpara se avioni të rrëzohej.

"Po humb kontrollin", është shprehur piloti përpara se Embraer të rrëzohej në Kazakistan në ditën e Krishtlindjeve, sipas Daily Mail.

Në të njëjtën kohë, pasagjerët kanë bërë video-telefonatën e fundit me të dashurit e tyre pak para tragjedisë.

Dialogu mes pilotit dhe kullës së kontrollit përpara rënies së avionit:

8:12

Piloti: “Të dy GPS-të humbën. Ne kemi nevojë për udhëzime për t'u kthyer në aeroportin e ngritjes në Baku."

8:16

Piloti: “Kemi humbje të kontrollit, përplasje me zogj në kabinë. Përplasje në kabinë (e pakuptueshme)..."

Kulla e Kontrollit: "AXY8243, kuptojmë. Për çfarë lloj ndihme keni nevojë?'

Piloti: “Do të kthehemi në Baku”.

Por në orën 8:17, piloti njoftoi se ai "po shkonte për në Mineralnye Vody" - një fushë ajrore në Rusinë jugore.

Piloti: "Po shkojmë në Mineralnye Vody".

Kulla e Kontrollit: "Kryeni rrotullimin majtas".

Piloti: "Nuk mund të ekzekutohet, humbëm kontrollin!"

8:19

Piloti: “Nuk mund ta mbaj 150 (nyje shpejtësie). Ne kemi presion të lartë në kabinë”.

Kulla e Kontrollit: "AXY8243, kuptohet."

8:20

Piloti: "Kthesë majtas 360 gradë, po humbasim kontrollin."

8:21

Piloti: "Do të shkojmë në Makhachkala" (një fushë ajrore ruse në Detin Kaspik)

8:22

Piloti: "Tani kemi një problem hidraulik."

8:24

Piloti: “Nuk kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme”.

Kulla e Kontrollit: "Mezi të dëgjojmë... në çfarë lartësie je?"

Avioni më pas u zhduk nga radarët për 37 minuta përpara se të bënte përpjekjen e tij të fundit për t'u ulur.

 

Video

Aksi kombëtar Prrenjas–Elbasan është bllokuar për mbi 12 orë, duke lënë mijëra automjete dhe qytetare të izoluar në temperatura nën zero. Trafiku vijon të jetë i paralizuar nga Qukësi deri në Fushë Labinot, për shkak të ngricave, motit të keq dhe mungesës së ndërhyrjes nga firmat e mirëmbajtjes. Drejtuesit e mjeteve raportojnë mungesë ndihme, informacioni dhe masash nga autoritetet, ndërsa situata konsiderohet alarmante dhe një dështim serioz në menaxhimin e emergjencave dimërore. Bllokimi vijon edhe në orët e mbrëmjes, pa një njoftim zyrtar për zgjidhje.

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër janë regjistruar një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë, të cilët raportojnë se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Bllokimet janë evidentuar në disa akse rrugore, konkretisht nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka nisur formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. Nga informacionet më të fundit bëhet me dije se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë, aksi rrugor Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet problematika serioze për shkak të ngricave të shumta, si pasojë e të cilave disa automjete janë detyruar të kthehen në fshatin Tamarë.

Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka vizituar anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah me Gazën, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe dhe drejtues mjetesh që transportojnë ndihma humanitare. Sipas mediave lokale, aktorja dhe ish-e dërguara speciale e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) e ka zhvilluar këtë vizitë për të parë nga afër gjendjen e palestinezëve të plagosur të transferuar në Egjipt, si dhe për të ndjekur procesin e dërgimit të ndihmave humanitare drejt territorit të Gazës.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Meksikën, duke shkaktuar panik në disa zona të vendit. Sipas autoriteteve, lëkundjet u regjistruan me magnitudë 6.3–6.5 ballë dhe u ndjenë fort në Mexico City, duke detyruar presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën për shtyp. Epiqendra ndodhej në shtetin Guerrero, në një thellësi rreth 10 kilometrash, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme serioze apo viktima.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme