Bota 26 December 2024, 12:00 Nga VNA

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan

Ndaje në Whatsapp
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan

Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me disa të vdekur, shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. Shoqëria e fluturimit, Azerbajxhani Airlines dhe Autoriteti Rus i Aviacionit Civil thanë se informacionet paraprake sugjeronin se piloti vendosi të bënte një ulje emergjente pasi avioni u godit nga një zog. Nga ana tjetër, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se sipas informacioneve të tij, avioni ka ndërruar itinerar për shkak të motit të keq.

Avioni Embraer 190 u ngrit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku në mëngjes dhe ishte planifikuar të fluturonte rreth një orë për në Grozny në republikën ruse të Çeçenisë. Megjithatë, avioni me numër fluturimi J2-8243 nuk mundi të ulej në Grozny dhe për këtë arsye u nis për në një aeroport alternativ, tha Aliyev. Megjithatë, mbetet e paqartë pse makina devijoi qindra kilometra nga kursi. Aktau ndodhet në anën tjetër të Detit Kaspik - përballë Azerbajxhanit dhe Rusisë.

"Ndikimi i jashtëm skenari më realist"

Sipas ekspertit të aviacionit, Heinrich Großbongardt, mjegulla ose një tufë zogjsh nuk ka gjasa të jenë shkaku i rrëzimit. "Skenari realist është një ndikim nga jashtë," tha ai për Tagesschau. "Avioni u dëmtua jashtëzakonisht shumë dhe nuk mund të kontrollohej. Kjo nuk është diçka që shkaktohet nga një tufë zogjsh, për shembull, ku motorët dalin nga funksioni, por avioni mbetet i kontrollueshëm."

Blogerët ushtarakë rusë nuk përjashtuan që avioni mund të kishte hyrë në zonat mbi Kaukazin e Veriut ku luftoheshin dronët ukrainas në mëngjes.

Platforma e gjurmimit të lëvizjes të avionëve, "Flightradar24" bëri të ditur, se avioni kishte pasur probleme të mëdha me sinjalet GPS, pasi "nuk dërgonte të dhëna të mira të ADS-B". Ky është një sistem kontrolli për sigurinë e fluturimit që shërben për të treguar lëvizjet e avionit në hapësirën ajrore dhe transmentimin e të dhënave të pozicionit të avionëve, Rusia është akuzuar vazhdimisht për bllokimin e qëllimshëm të sinjaleve GPS në rajon.

Qeveria e Kazakistanit bëri të ditur, se do të bashkëpunonte me Azerbajxhanin në hetimin e rrëzimit të aeroplanit. Hetimet ndër të tjera kanë të bëjnë me pretendimet për "shkelje të rregullave të sigurisë” në trafikun ajror. Në mbrëmje, ekipet e shpëtimit zbuluan regjistruesin e fluturimit të makinës, e njohur edhe si kutia e zezë.

Video

Momente paniku janë regjistruar në një Boeing 737 të Sepehran Airlines, pak pas ngritjes nga Mashhadi drejt Kermanshahut. Pamjet nga brenda avionit tregojnë pjesë të paneleve dhe ndarjeve të sipërme të kabinës që shkëputen dhe bien, ndërsa avioni përballej me një problem teknik gjatë fluturimit. Ekuipazhi u rikthye në aeroportin e Mashhadit, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan persona të lënduar.

Gafa jemi njerëz bëjmë

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme