Bota 24 December 2024, 22:14 Nga VNA

Perëndimi drejt njohjes së qeverisë së re në Damask

Ndaje në Whatsapp
Perëndimi drejt njohjes së qeverisë së re në Damask

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një mirëkuptim mesa duket me autoritetet e reja siriane që kanë marrë pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Assad.

Pas një takimi në Damask, SHBA ka anulluar edhe statusin e terroristit, madje edhe shpërblimin 10 milionë dollarë për kreun e gupit Hayat Tahrir al-Sham, Abu Mohammed al Jolani, që ka dalë tani me emrin e vërtetë Ahmed al-Sharaa.

Ahmed al-Sharaa ka rënë dakord të angazhohet që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda dhe jashtë Sirisë, përfshirë SHBA dhe partnerët tanë në rajon", citohet Barbara Leaf, anëtare e delegacionit amerikan në Damask.

Ëshë padyshim një zhvillim cilësisht i ri në një rajon të ndezur, ndërkohë që ngjan se detyra kryesore e kreut sirian është sigurimi i integritetit territorial të vendit kryesisht nga Izraeli.

Në të njëjtën ditë autoritetet e reja kanë njoftuar kabinetin e ri qeveritar: Abu Qasra, ministër i Mbrojtjes, Asaad Hassan al-Shibani ministër i Jashtëm.

Duhet thënë se ekipi i ri ka përcjellë mesazhe të forta politike duke nisur që nga ndryshimi i veshjes, që nëse krahasohet me regjimin e talebanëve në Afganistan, përfaqëson diçka ndryshe.

Është e qartë se në Damask duan njohjen ndërkombëtare dhe ndihmë financiare. Dhe shenjat e para po jepen se fuqitë kryesore të Perëndimit do të pajtohen me këtë që po ndodh.

Video

Momente paniku janë regjistruar në një Boeing 737 të Sepehran Airlines, pak pas ngritjes nga Mashhadi drejt Kermanshahut. Pamjet nga brenda avionit tregojnë pjesë të paneleve dhe ndarjeve të sipërme të kabinës që shkëputen dhe bien, ndërsa avioni përballej me një problem teknik gjatë fluturimit. Ekuipazhi u rikthye në aeroportin e Mashhadit, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan persona të lënduar.

Gafa jemi njerëz bëjmë

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme