Bota 23 Dhjetor 2024, 15:49 Nga VNA

Protestat në Serbi - njerëzit duan drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Serbi - njerëzit duan drejtësi

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me numërimin dhe llogaritjen e numrit të demonstruesve në tubime të ndryshme. Kjo e bën këtë edhe tubimin më të madh në Serbi që nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rrëzua Millosheviqi nga pushteti. Ndërsa policia flet për 30 mijë pjesëmarrës, e këtë e tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Është e qartë se thirrjes së studentëve që po bllokojnë fakultetet iu përgjigj një numër i madh i qytetarëve, të cilëve në protestë iu bashkuan edhe fermerët. Masiviteti i protestave është elementi që bie më shumë në sy, ndërkohë që shpresa kryesore e autoriteteve ishte shuarja graduale e protestave studentore, që filluan para disa javësh. Arrestoni traktorin! Protesta kaloi pa incidente të mëdha, por gjatë ditës ishte evidente se qeveria po përpiqej në mënyra të ndryshme të parandalonte një reagim më të madh të qytetarëve. Kështu që qëllimisht u ndalën trenat për në Beograd dhe autobusët. Paranoja ishte e dukshme edhe gjatë "arrestimit të traktorit” të Zlatko Kokanoviqit, nga iniciativa "Ne damo Jadar" (Nuk e japim Jadar). Ai u bllokua në afërsi të sheshit Slavija, ndërsa policia e hoqi traktorin për gjoja parkim të paligjshëm. E teksa qytetarët po përgatiteshin për protestën, Vuçiqgjatë ditës hapi pjesën e autostradës nga Krushevci për në Vërnjaçka Banja, ndërsa vëzhguesve të kujdesshëm nuk iu shpëtoi fakti që presidenti shoqërohej nga ambasadori amerikan Christopher Hill. Vuçiç përsëriti qëndrimin e tij se "nuk do t'ia dorëzojë askujt pushtetin pa zgjedhje, nuk ka bir nëne që do ta marrë pa zgjedhje sa të jem gjallë. Ju mund të më vrisni, por pa zgjedhje nuk do të merrni pushtetin”. Në mbrëmje, Aleksandar Vuçiq mbajti një fjalim ku tha se "një tubim jashtëzakonisht i madh është mbajtur në Beograd. Ata janë të orientuar nga opozita, por unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjoj se çfarë mendojnë të tjerët”, tha Vuçiq. Por ai theksoi se "nën flamurin serb duhet të të bashkohemi rreth qëllimeve themelore”. Nuk ka tërheqje Protesta masive ishte kulmi i bllokadave disajavore të fakulteteve dhe shkollave të mesme në Serbi. "Ky tubim i përmbushi pritshmëritë”, tha për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike. "Ishte një demonstrim praktik i mbështetjes për kërkesat e studentëve. Po ashtu është treguar se kur ka një organizim të mirë dhe kur ka një pjesëmarrje të madhe, atëherë nuk ka incidente, rrahje, apo tentativa për të ndërprerë me dhunë tubimin”, thekson Popoviq. Sipas tij, autoriteteve u është treguar se njerëzit "duan drejtësi". "Këtu po ndodhin tragjedi që janë rezultat i mosveprimit të shtetit. Mendoj se Novi Sadi është pika e fundit në kupën e mbushur. Një tubim i tillë masiv është një mesazh shumë i qartë për autoritetet se dhembja ka shkuar deri në palcë. "Jemi me shpatulla pas muri, nuk ka më vend për tërheqje”, shton ai. Artikulimi politik i protestës Që nga fillimi i protestave studentore, ka rënë në sy distancimi i tyre nga partitë politike. Por shumica e opozitës mbështet kërkesat e studentëve. Tani pyetja kryesore është: Edhe sa kohë mund të bëhet presion ndaj qeverisë dhe si do të përfundojnë protestat e studentëve? Popoviq thotë se protestat në një moment duhet të artikulohen politikisht, nëse duam ndryshime. "Ka ide të ndryshme, por pa një opozitë të organizuar mirë politike nuk shoh asnjë mundësi për zgjidhje. Opozita duhet të jetë gati sepse në një moment kjo do të duhet të kapitalizohet politikisht. Qeveria do t'i shuajë protestat, por mendoj se kjo energji nuk do të shuhet lehtë”, tha Popoviq për DW. Dy skenarë (të pa)mundshëm Aktualisht po kristalizohen dy skenarë të mundshëm: greva e përgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbisë refuzon kategorikisht mundësinë e një qeverie tranzitore. Ndërkohë që edhe greva e përgjithshme është e diskutueshme, sepse në Serbi ka shumë sindikata që janë të përçara mes vete. Qeveria tranzitore për Vuçiçin do të ishte një njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri që nuk do t'a pranojë. Ndërsa skenarët e tjerë akoma nuk janë të kristalizuar se si mund të realizohen. Por energjia për protesta akoma është e madhe, madje po shtohet.

DW

Video

Aksi kombëtar Prrenjas–Elbasan është bllokuar për mbi 12 orë, duke lënë mijëra automjete dhe qytetare të izoluar në temperatura nën zero. Trafiku vijon të jetë i paralizuar nga Qukësi deri në Fushë Labinot, për shkak të ngricave, motit të keq dhe mungesës së ndërhyrjes nga firmat e mirëmbajtjes. Drejtuesit e mjeteve raportojnë mungesë ndihme, informacioni dhe masash nga autoritetet, ndërsa situata konsiderohet alarmante dhe një dështim serioz në menaxhimin e emergjencave dimërore. Bllokimi vijon edhe në orët e mbrëmjes, pa një njoftim zyrtar për zgjidhje.

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër janë regjistruar një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë, të cilët raportojnë se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Bllokimet janë evidentuar në disa akse rrugore, konkretisht nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka nisur formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. Nga informacionet më të fundit bëhet me dije se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë, aksi rrugor Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet problematika serioze për shkak të ngricave të shumta, si pasojë e të cilave disa automjete janë detyruar të kthehen në fshatin Tamarë.

Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka vizituar anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah me Gazën, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe dhe drejtues mjetesh që transportojnë ndihma humanitare. Sipas mediave lokale, aktorja dhe ish-e dërguara speciale e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) e ka zhvilluar këtë vizitë për të parë nga afër gjendjen e palestinezëve të plagosur të transferuar në Egjipt, si dhe për të ndjekur procesin e dërgimit të ndihmave humanitare drejt territorit të Gazës.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Meksikën, duke shkaktuar panik në disa zona të vendit. Sipas autoriteteve, lëkundjet u regjistruan me magnitudë 6.3–6.5 ballë dhe u ndjenë fort në Mexico City, duke detyruar presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën për shtyp. Epiqendra ndodhej në shtetin Guerrero, në një thellësi rreth 10 kilometrash, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme serioze apo viktima.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme