Sociale 18 December 2024, 12:14 Nga VNA

Fillon falimentimi i fasonit, indekset e punësimit dhe pagave ranë 20% në korrik-shtator

Ndaje në Whatsapp
Fillon falimentimi i fasonit, indekset e punësimit dhe pagave ranë 20%

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2024 indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë shënoi rënie me 21% Në fabrikat e këpucëve indeksi i punësimit shënoi tkurrje me 11.4 për qind, ndërsa indeksi i pagave me 10 për qind.

INSTAT ka vonuar publikimin e treguesve të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, por indekse të tërthorta tregojnë se punësimi në fabrikat fason ka pësuar rënie rreth 20 për qind këtë vit. Kjo tkurrje ishte lajmëruar edhe më parë nga shoqatat dhe përfaqësues të sektorit.

Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

Rënia e vazhdueshme e euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet e jashtme i kanë vënë fabrikat shqiptare në të gjithë sektorët në vështirësi. Më të voglat po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re. Prodhimi për zinxhirët më të lartë të vlerës po aplikohet nga shumë njësi prodhimi për të mbajtur të ardhurat nën kontroll.

Të dhënat e 11 mujorit 2024 tregojnë se eksportet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie me 16.5 % në vlerë. Rënia e industrisë së fasonit nisi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe vijoi përgjatë 2023 dhe 2024.

Kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale e bënë Shqipërinë jo-konkurruese. Shumë kontrata u zhvendosen nga Shqipëria në destinacione më të lira.

Teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregjet europiane shfaqen rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historike të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.

Nga ana tjetër harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine. Këto lëvizje synojnë të kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Evropë dhe Amerikë.

Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre./MONITOR

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme