Sociale 18 Dhjetor 2024, 09:24 Nga VNA

Për të dytin vit radhazi bizneset e banorët e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e arsimit

Ndaje në Whatsapp
Për të dytin vit radhazi bizneset e banorët e Tiranës do

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiranës parashikon të arkëtojë të ardhura nga kjo taksë për 2025 në vlerën e 805 mln lekëve apo rreth 8,6 mln euro. Arkëtimet për vitin e ardhshëm llogariten të jenë rreth 11% më shumë se mesatarja e të ardhurave të arkëtuara në 7 vitet e fundit, periudha 2018-2024. Të dhënat bëhen publike në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2025 të Bashkisë së Tiranës.

Në relacion parashikohet se arkëtimet për taksën e infrastrukturës arsimore do të rriten për kategorinë e familjarëve, në realizmin e pritshëm të 2024-s, por edhe vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të referencës, mbi të cilën llogaritet kjo taksë.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka një realizueshmëri të kënaqshme që nga koha e hyrjes në fuqi, në vitin 2016, si për kategorinë biznese edhe për kategorinë familjarë. Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt.

Niveli i pritshëm i realizimit për vitin 2024 do të jetë mbi vlerën e parashikuar për subjektet “Familjare” duke marrë parasysh hyrjen në fuqi të VKM-së së re në datën 28.07.2023 dhe aplikimit të ndryshimeve të çmimeve të referencës në faturimet e muajit gusht 2023 për taksën e ndërtesës dhe respektivisht dhe për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Agjenti tatimor UKT-sha në muajin tetor 2024 rezulton me një numër prej 190,834 abonentë të faturuar dhe 47,336 abonentë të përjashtuar nga pagesa e kësaj takse”, thuhet në relacion.

Shtim të arkëtimeve për kategorinë e familjarëve priten edhe në 2025, krahasuar me realizmin e pritshëm të 2024-s.

“Parashikimi për periudhën 2025-2027, më saktë për vitin 2025 do të jetë në vlerat e mëposhtme duke parashikuar një rritje për kategorinë “Familjarë” dhe për subjektet tregtare në vlerat e realizimit të pritshëm për vitin 2024, kjo pasi në parashikimin e vitit 2024 ne parashikuam vlerat duke marrë si referencë masën 35% të parashikimeve për taksën e ndërtesës ndërkohë që tek subjektet e biznesit aplikimi i kësaj takse është bërë kryesisht me vlerat e aneksit pasi vlerat e taksës së ndërtesës, më saktësisht (35% -shi) janë shumë më të larta se vlerat e aneksit”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2025.

Shtimi i detyrimit si për kategorinë e familjarëve dhe të bizneseve është ndikuar nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare në fund të muajit korrik 2023. Në relacion e projektbuxhetit 2024 bashkia e Tiranës shpjegoi se vlera e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar.

Për familjarët rritja e detyrimit për taksën e infrastrukturës arsimore ka nisur të zbatohet që në muajin gusht 2023, kur nisi detyrimi i shtuar për taksën e ndërtesës pas rritjes së çmimeve të referencës. Me vendimin e muajit Korrik çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës u rritën nga 4 deri 76% krahasuar me nivelet e vendimit të 2018-s.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Tiranë ka hyrë në fuqi në vitin 2016, si për kategorinë biznese dhe për kategorinë familjare. Fillimisht parashikohej që kjo taksë të zbatohej deri në 2022, por më pas Bashkia Tiranë e shtyu zbatimin e saj edhe me 3 vite të tjera deri në 2025.

Për subjektet tregtare detyrimi i kësaj takse arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Ndërsa detyrimi nga kategoria familjarë arkëtohet nga agjenti tatimor i përzgjedhur për këtë qëllim, “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm. Për kategorinë “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht dhe vlera e saj është 35% e detyrimit të taksës së ndërtesës.

Në total nga viti 2018 deri në 2025 Bashkia e Tiranës parashikon të arkëtojë në total rreth 60 milionë euro të ardhura nga kjo taksë./MONITOR

Video

Prokuroria ka paraqitur të hënën prova të reja materiale në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Si prova kyçe janë shfaqur video-incizime nga mbrëmja e 29 nëntorit 2023, të siguruara nga një lokal në Prishtinë, ku Murseli kishte darkuar për herë të fundit me viktimën dhe dy fëmijët e tyre. Sipas Prokurorisë, në të njëjtin lokal, gjatë gjithë kohës, kishte qëndruar edhe Granit Plava, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes. Pamjet tregojnë se Naim Murseli ngrihet nga tavolina me telefon në dorë, afrohet te tavolina ku ndodhej Granit Plava dhe kthehet pas rreth dy minutash, veprim që sipas Prokurorisë përbën sinjalizim për kryerjen e krimit. https://www.vna.al/rajoni/prokuroria-nxjerr-videon-nga-nata-e-s-se-liridona-ademajt-momenti-k-i18162

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, në Rrethrrotullimin e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës, është regjistruar një incident gjatë një aksioni të përbashkët të IMT/INUV dhe Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit, disa shtetas kanë kundërshtuar zbatimin e masave për heqjen e një strukture të paligjshme, duke ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor që kishin ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në përpjekje për të vendosur rendin, një efektiv policie ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, pa pasoja. Si pasojë e incidentit, dy punonjës policie janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Vetëm se në vendet që permend Berisha e vjetra u zëvendesua me të renë. Jo me një edhe më të vjetër...

Tregtarë të tregut të fruta-perimeve kanë bllokuar mëngjesin e kësaj të hëne rrugën pranë Sahatit në qendër të Vlorës, në shenjë proteste. Ata akuzojnë pronarin e një marketi se ka zaptuar hapësirën publike dhe tregëton në rrugë të njëjtat produkte, duke krijuar konkurrencë të pandershme. Tregtarët shprehen se kjo situatë po u bllokon punën dhe po i çon drejt falimentimit, ndërsa theksojnë se ata paguajnë rregullisht taksa dhe detyrime ndaj shtetit, ndryshe nga marketi në fjalë që, sipas tyre, shet mallra me çmime shumice.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme