Sociale 17 Dhjetor 2024, 11:07 Nga VNA

Qasja e meshkujve shqiptarë ndaj produkteve të kujdesit të bukurisë

Ndaje në Whatsapp
Qasja e meshkujve shqiptarë ndaj produkteve të kujdesit të

Një treg që po njeh një rritje të madhe në botë, me potencial të lartë zhvillimi, është dhe tregu i meshkujve për produkte dhe shërbime estetike. Sa interes kanë meshkujt shqiptarë ndaj produkteve të kujdesit të bukurisë

Në shoqërinë njerëzore, mashkulli është përshkruar si një figurë e fortë, që merret me punë që kërkojnë shumë forcë, apo që shkon në luftë, kurse femra është trajtuar si një qenie delikate, e cila përkujdeset gjatë gjithë kohës për imazhin dhe bukurinë e saj, duke u fokusuar te hijeshia. Duhet thënë që jo në të gjitha rastet ndodh kështu.

Në shumë vende ka ekzistuar dhe ekziston shoqëria patriarkale, ku meshkujt bëjnë ligjin dhe femrat janë të detyruara t’u nënshtrohen, megjithëse kjo qasje është zbehur në shumë vende me nisma ligjore dhe me promovimin e femrave.

Shqipëria, me traditën dhe historikun e saj, mund të etiketohet pjesërisht një vend patriarkal ose më saktë një vend, ku në zona apo në individë të caktuar mund të etiketohet si i tillë, pasi shoqëria shqiptare është emancipuar.

Nëse marrim një shembull të thjeshtë, para shumë vitesh nëse një femër pinte cigare në rrugë, etiketohej si një individ jonormal, ndërsa tani femrat konsumojnë duhan pa u paragjykuar.

Në trendin botëror, trajtimi dhe përkujdesja e femrave për veten është e lartë, ku është rritur shumë numri i produkteve estetike si dhe i shërbimeve të ndryshme estetike, për përkujdesjen e fytyrës, trupit, flokëve, etj.

Ky element ka nxitur kompanitë e modës të investojnë në kërkim-zhvillim për produkte estetike, dhe nëse shohim në tregun global ka një pafundësi markash me produkte estetike.

Një treg që po njeh një rritje të madhe, me potencial të lartë zhvillimi, është dhe tregu i meshkujve për produkte dhe shërbime estetike, ku sipas Verified Market Reseach, ky treg, për vitin 2024, llogaritet të jetë 15.1 miliardë dollarë, me potencial 95 miliardë dollarë në vitin 2031.

Zhvillimi i këtij tregu vërehet në shumë produkte, ku shumë kompani me linjat e tyre tradicionale të produkteve, kanë krijuar një linjë të posaçme meshkujve. Si për shembull Nivea, e cila ka krijuar një kategori produkti vetëm për meshkuj, apo kompanitë e tjera si DIOR, etj.

Por rritja e kërkesës nga meshkujt për produkte të tilla e ka zbehur atë imazhin klasik të mashkullit të fortë dhe me pamje të vrazhdë. Meshkujt në ditët e sotme po kopjojnë më shumë femrat në aspektin e mirëmbajtjes së pamjes së jashtme, apo është një shenjë emancipimi dhe në ato vende ku meshkujt nuk kanë këtë qasje, janë të prapambetur.

Për të zgjidhur këto dilema duhet parë më specifikisht dhe te kultura e vendeve të ndryshme, që është e lidhur dhe me imazhin mashkullor, ku maskuliteti orienton sjelljen e shumë individëve në kultura të ndryshme.

Qëllimi i këtij studimi është evidentimi i qasjes së meshkujve shqiptarë ndaj produkteve të bukurisë për meshkuj, për të hulumtuar sesi meshkujt shqiptarë e konceptojnë përdorimin e këtyre produkteve.

Studimi është kryer nga PhD (c) Mateus Habili, i atashuar pranë ICN Business School Nancy, në periudhën janar-mars 2024.

Në studim morën pjesë 200 të anketuar meshkuj. Disa të dhëna demografike të të anketuarve janë: 72% i përkasin segmentit të moshës 26-33 vjeç, 62% kanë nivel arsimor Bachelor, 42% i përkasin statusit social beqar, 89% jetojnë në qytet.

Pra kampioni i marrë në studim janë të rinjtë me nivel arsimor universitar që jetojnë në qytet me status social beqar, elemente që e ulin probabilitetin që këta individë të jenë paragjykues ndaj përdorimit të produkteve të bukurisë për meshkuj. Dhe më konkretisht disa nga përfundimet e studimit në janë:

Sa macho e ndien veten mashkulli shqiptar?

Ka rezultuar në masën 34% që nuk e perceptojnë veten si macho, por më shumë është shenjë mospranimi sesa një vetëperceptim i saktë.

Pra e ndiejnë veten macho, por të ndihesh macho dhe të veprosh si macho janë dy gjëra komplet të ndryshme dhe më shumë kjo e dhënë mund të shërbejë në fushatat promovuese, ku meshkujt të jenë me paraqitje dhe sjellje macho, me qëllim shitjen e këtyre produkteve.

Frekuenca e përdorimit të produkteve

Meshkujt shqiptarë në 48% i përdorin 11-21 herë në muaj ose mesatarisht 0.36 deri në 0.7 produkte në ditë produkte.

Kjo frekuencë tregon se meshkujt shqiptarë nuk e kanë problem nëse duken apo jo macho nëse përdorin këto produkte, pra kemi një qasje pro produkteve të bukurisë për meshkuj, element që tregon se ky treg ka potencial rritje në Shqipëri.

Shpenzimi për produktet kozmetike

Meshkujt shqiptarë në 62% shpenzojnë deri në 10.000 lekë për produktet kozmetike, element që tregon se në shportën e shpenzimeve produktet kozmetike kanë vendin e tyre. Ky element tregon qasjen pro të meshkujve shqiptarë ndaj produkteve të bukurisë dhe potencialin.

Produktet janë më shumë për femra apo për meshkuj

Meshkujt shqiptarë, në 26%, mendojnë që produktet kozmetike janë më shumë për femra sesa për meshkuj, kjo përbën dhe perceptimin që kanë meshkujt shqiptarë për këto produkte.

Por ky fakt bie në kontradiktë me faktin e shpeshtësisë së përdorimit të këtyre produkteve dhe më shumë është si perceptim apo mospranim të konsumit të këtyre produkteve.

Në përfundim mund të themi që meshkujt shqiptarë kanë një stepje në pranimin e përdorimit të këtyre produkte, pra më shumë në shfaqje mendimi, pasi frekuenca e përdorimit dhe e shpenzimeve është relativisht jo e ulët.

Meshkujt shqiptarë e perceptojnë veten si macho, përdorin produkte bukurie për meshkuj, kanë një nivel të caktuar shpenzimesh për këtë kategori produkti, por nuk e pranojnë hapur që konsumimi i kësaj kategorie produkti është diçka normale për meshkujt, pra kemi një qasje midis të mashkullit shqiptar midis kulturës të qenët macho dhe konsumimit të produkteve të bukurisë për meshkuj.

Prandaj në kontentin e mjeteve të komunikimit marketing, kompanitë e produkteve të bukurisë për meshkuj duhet të marrin në konsideratë këtë fakt, mospranimi nga meshkujt shqiptarë të konsumit të produkteve të bukurisë për meshkuj.

Rezultati

Meshkujt nuk e pranojnë hapur që konsumimi i kësaj kategorie produkti është diçka normale. Në kontentin e mjeteve të komunikimit marketing, kompanitë e produkteve të bukurisë për meshkuj duhet të marrin në konsideratë këtë fakt, mospranimi nga meshkujt shqiptarë të konsumit të produkteve të bukurisë për meshkuj. /Monitor.al

Video

Prokuroria ka paraqitur të hënën prova të reja materiale në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Si prova kyçe janë shfaqur video-incizime nga mbrëmja e 29 nëntorit 2023, të siguruara nga një lokal në Prishtinë, ku Murseli kishte darkuar për herë të fundit me viktimën dhe dy fëmijët e tyre. Sipas Prokurorisë, në të njëjtin lokal, gjatë gjithë kohës, kishte qëndruar edhe Granit Plava, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes. Pamjet tregojnë se Naim Murseli ngrihet nga tavolina me telefon në dorë, afrohet te tavolina ku ndodhej Granit Plava dhe kthehet pas rreth dy minutash, veprim që sipas Prokurorisë përbën sinjalizim për kryerjen e krimit. https://www.vna.al/rajoni/prokuroria-nxjerr-videon-nga-nata-e-s-se-liridona-ademajt-momenti-k-i18162

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, në Rrethrrotullimin e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës, është regjistruar një incident gjatë një aksioni të përbashkët të IMT/INUV dhe Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit, disa shtetas kanë kundërshtuar zbatimin e masave për heqjen e një strukture të paligjshme, duke ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor që kishin ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në përpjekje për të vendosur rendin, një efektiv policie ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, pa pasoja. Si pasojë e incidentit, dy punonjës policie janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Vetëm se në vendet që permend Berisha e vjetra u zëvendesua me të renë. Jo me një edhe më të vjetër...

Tregtarë të tregut të fruta-perimeve kanë bllokuar mëngjesin e kësaj të hëne rrugën pranë Sahatit në qendër të Vlorës, në shenjë proteste. Ata akuzojnë pronarin e një marketi se ka zaptuar hapësirën publike dhe tregëton në rrugë të njëjtat produkte, duke krijuar konkurrencë të pandershme. Tregtarët shprehen se kjo situatë po u bllokon punën dhe po i çon drejt falimentimit, ndërsa theksojnë se ata paguajnë rregullisht taksa dhe detyrime ndaj shtetit, ndryshe nga marketi në fjalë që, sipas tyre, shet mallra me çmime shumice.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme