Sociale 16 Dhjetor 2024, 23:09 Nga VNA

Raporti i organizatës “Together for Life”: Probleme të rënda në menaxhimin e shëndetësisë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Raporti i organizatës “Together for Life”: Probleme të

Organizata “Together for Life” në bashkëpunim me Bashkimin Europian, kanë publikuar raportin e monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030. Ky raport ka nxjerrë disa problematika të theksuara për sektorin shëndetësor në Shqipëri. Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike, e cila kufizon kontrollin publik dhe përfshirjen e shoqërisë civile dhe medias në mbikëqyrjen e shpenzimeve. Kjo ka ulur besimin e qytetarëve dhe ka ndikuar negativisht në efektivitetin e përdorimit të burimeve, duke penguar përmbushjen e objektivit për mbulim universal shëndetësor.

Një tjetër shqetësim i madh është financimi i ulët i sistemit shëndetësor, që është 18% më i ulët se niveli i parashikuar nga strategjia, duke theksuar një nënfinancim të thellë për këtë sektor. Ky deficit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore dhe ka ndikuar negativisht në mbulimin universal, një qëllim i rëndësishëm i strategjisë.

Po ashtu, shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë kanë arritur një nivel rekord prej 59.7%, duke bërë që Shqipëria të ketë nivelin më të lartë të shpenzimeve private për shëndetësinë krahasuar me vendet e rajonit. Kjo ka reduktuar mundësitë për grupet vulnerabël të aksesojnë shërbimet, duke thelluar pabarazitë në sistemin shëndetësor. Pavarësisht kësaj, strategjia ka parashikuar uljen e këtyre shpenzimeve në 40% deri në vitin 2026, një objektiv që nuk duket të realizohet.

Raporti gjithashtu tregon devijime të mëdha në planifikimin e kostove të shërbimeve shëndetësore, me disa shpenzime që janë dyfishuar ose përgjysmuar krahasuar me buxhetin fillestar. Këto ndryshime kanë pasur ndikim negativ në cilësinë e shërbimeve dhe kanë ngritur pyetje mbi efektivitetin e menaxhimit financiar në sektor.

Për më tepër, financimi për shërbimin parësor ka rënë nga 11.4% në 9.1% të buxhetit të shëndetësisë gjatë periudhës 2020-2024, duke përkeqësuar aksesin në shërbimet bazë dhe duke shtuar presionin mbi spitale dhe kujdesin terciar. Në lidhje me kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) për shëndetësinë, raporti ka theksuar mungesën e transparencës dhe keqpërdorimin e mundshëm të fondeve publike, me kostot e shërbimeve që kanë tejkaluar ato të parashikuara.

Gjithashtu, ngritja e shërbimeve të reja shëndetësore ka vuajtur nga mungesa e fondeve të duhura, duke lënë shumë pacientë pa mbështetje. Shërbimi në banesë për pacientët me aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike ka mbetur pa financim për tre vite radhazi, duke prekur mbi 15,000 pacientë. Ndërkohë, investimet për personat me probleme të shëndetit mendor janë minimale, duke lënë të pa realizuar disa shtëpi mbështetëse dhe duke krijuar mungesë të institucioneve për trajtimin e këtyre pacientëve.

Në përfundim, raporti nxjerr në pah nevojën urgjente për një reformë të thellë në menaxhimin dhe financimin e shëndetësisë në Shqipëri. Përmirësimi i transparencës, rritja e financimit dhe mbështetja e kujdesit parësor janë hapa të domosdoshëm për të siguruar një sistem shëndetësor më të drejtë dhe më efikas për të gjithë qytetarët.

 

Video

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup i referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si pakicë, duke i përmendur në të njëjtin kontekst me pakicën maqedonase në Shqipëri.

Prokuroria ka paraqitur të hënën prova të reja materiale në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Si prova kyçe janë shfaqur video-incizime nga mbrëmja e 29 nëntorit 2023, të siguruara nga një lokal në Prishtinë, ku Murseli kishte darkuar për herë të fundit me viktimën dhe dy fëmijët e tyre. Sipas Prokurorisë, në të njëjtin lokal, gjatë gjithë kohës, kishte qëndruar edhe Granit Plava, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes. Pamjet tregojnë se Naim Murseli ngrihet nga tavolina me telefon në dorë, afrohet te tavolina ku ndodhej Granit Plava dhe kthehet pas rreth dy minutash, veprim që sipas Prokurorisë përbën sinjalizim për kryerjen e krimit. https://www.vna.al/rajoni/prokuroria-nxjerr-videon-nga-nata-e-s-se-liridona-ademajt-momenti-k-i18162

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, në Rrethrrotullimin e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës, është regjistruar një incident gjatë një aksioni të përbashkët të IMT/INUV dhe Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit, disa shtetas kanë kundërshtuar zbatimin e masave për heqjen e një strukture të paligjshme, duke ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor që kishin ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në përpjekje për të vendosur rendin, një efektiv policie ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, pa pasoja. Si pasojë e incidentit, dy punonjës policie janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Vetëm se në vendet që permend Berisha e vjetra u zëvendesua me të renë. Jo me një edhe më të vjetër...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme