Sociale 15 December 2024, 20:48 Nga VNA

Shqiptarët preferojnë naftën dhe benzinën, vendi ende “çalë-çalë” drejt elektrifikimit të automjeteve

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët preferojnë naftën dhe benzinën, vendi ende

Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian kanë hedhur hapa të shumtë drejt implementimit të makinave elektrike, Shqipëria është ende duke i hedhur këmbët “çalë-çalë”.

Sipas të dhënave nga Eurostat, gjatë vitit të kaluar, në vendet e BE-së mbi 45% e automjeteve të importuara ishin me bateri ose hibride. Ndërkohë, në Shqipëri, në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, importimi i automjeteve elektrike ose hibride nuk zinte as 5% të totalit të importuar.

E thënë ndryshe, nga rreth 75 mijë automjete të importuara në vitin 2023, vetëm 5% ishin elektrike ose hibride. Kjo statistikë lidhet ngushtë me faktin që shqiptarët po preferojnë të importojnë makina të përdorura me motorë nga Koreja e Jugut, me çmime që po konkurrojnë gjithnjë e më shumë tregjet europiane.

Ky trend vjen për shkak se vende nga Azia kanë miratuar politika që nuk lejojnë më në qarkullim automjete të vjetra, duke nxitur makinat me bateri dhe duke i detyruar pronarët e këtyre automjeteve t’i shesin kundrejt çmimeve të ulëta.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar-tetor 2024, importimi i makinave nga Koreja e Jugut që punojnë me naftë ose benzinë zë rreth 75% të totalit.

Gjatë muajit tetor të 2024, automjetet e ardhura nga vendi aziatik arritën të fitojnë terren kundrejt tregjeve europiane, si Italia dhe Gjermania./SCAN/

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme