Sociale 18 December 2024, 11:23 Nga VNA

Eurostat: Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë

Ndaje në Whatsapp
Eurostat: Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që

Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali. Atyre u bënte përshtypje se qumështi e kosi ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.

Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane. Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane. Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane. Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.

Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE. Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj. Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./ Monitor

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme