Sociale 4 August 2026, 08:43 Nga VNA

Europa po rrit moshën e pensionit, Danimarka pritet ta çojë deri në 74 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Europa po rrit moshën e pensionit, Danimarka pritet ta çojë

Shumica e vendeve evropiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension gjatë dekadave të ardhshme, si pjesë e reformave për të përballuar plakjen e popullsisë dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemeve të pensioneve.

Sipas një analize të bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), që përfshin 32 vende, mosha e pensionit do të rritet për burrat në 21 vende dhe për gratë në 24 vende. Në Bashkimin Evropian, mosha mesatare e daljes në pension pritet të rritet me 2.1 vjet për burrat dhe me 2.6 vjet për gratë.

Analiza krahason personat që dolën në pension në vitin 2024 me ata që hynë në tregun e punës në moshën 22-vjeçare po atë vit dhe që pritet të dalin në pension në fund të viteve 2060.

Sipas OECD-së, rritja e moshës së pensionit është një nga mënyrat kryesore për të ruajtur stabilitetin financiar të skemave të pensioneve, pa qenë e nevojshme të ulen përfitimet për qytetarët.

Aktualisht, mosha më e lartë e pensionit për burrat është 67 vjeç në Danimarkë, Norvegji, Islandë dhe Holandë, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 64.7 vjeç.

Megjithatë, parashikimet tregojnë se Danimarka do të shënojë rritjen më të madhe, duke e çuar moshën e pensionit deri në 74 vjeç, niveli më i lartë në Evropë. Në Estoni ajo pritet të arrijë në 71 vjeç, ndërsa në Itali, Holandë, Suedi dhe Qipro në 70 vjeç.

Ndër vendet që do të regjistrojnë ndryshimin më të madh është Turqia, ku mosha e pensionit për burrat pritet të rritet nga 52 në 65 vjeç, ndërsa për gratë nga 49 në 63 vjeç.

Për gratë, Danimarka do të mbetet vendi me moshën më të lartë të pensionit, ndërsa Polonia do të vijojë të ketë moshën më të ulët në Bashkimin Evropian, me 60 vjeç.

Raporti nënvizon se plakja e popullsisë po ushtron presion gjithnjë e më të madh mbi sistemet e pensioneve. Sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, për çdo 100 persona në moshë pune (20–64 vjeç) do të ketë 52 persona mbi 65 vjeç, krahasuar me 33 që janë sot.

OECD thekson se kjo prirje demografike do t’i detyrojë shumë vende evropiane të ndërmarrin reforma të reja dhe të rrisin gradualisht moshën e daljes në pension për të siguruar funksionimin afatgjatë të sistemeve të tyre të pensioneve.

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme