Kronika 19 June 2025, 21:27 Nga VNA

Ergys Agasi reagon pas kontrolleve të SPAK në vilën dhe bizneset e tij: Jam i hapur për çdo lloj hetimi

Ndaje në Whatsapp
Ergys Agasi reagon pas kontrolleve të SPAK në vilën dhe bizneset

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK. Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.

Në prononcimin për CNA, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.

“E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”, tha Agasi.

Kujtojmë se ditën e sotme hetuesit e BKH-së, të mbështetur nga forcat e policisë, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrolle në vilën dhe bizneset e Ergys Agasit dhe kanë marrë prej andej materiale, USB dhe laptop.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme