Bota 2026-10-06 15:32:55 Nga VNA

Vdekja misterioze në laboratorin rus, Rubio i kërkon Moskës transparencë: Ndani informacionin me botën

Ndaje në Whatsapp

Vdekja misterioze në laboratorin rus, Rubio i kërkon Moskës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë më shumë transparencë pas vdekjes së një punonjëseje në një institut kërkimor kundër murtajës në Siberi, ngjarje që ka ngritur shqetësime dhe pikëpyetje mbi rrethanat e saj.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Islandë, Rubio tha se Moska duhet të ndajë më shumë informacion me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin situatën nga afër.

Punonjësja 28-vjeçare e Institutit të Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk ndërroi jetë pasi u diagnostikua me pneumoni me origjinë ende të papërcaktuar. Ngjarja çoi në vendosjen nën mbikëqyrje dhe karantinë të personave që kishin pasur kontakt me të.

Në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime se vdekja mund të ketë ardhur pas një incidenti në laborator, por autoritetet ruse kanë deklaruar se testimet nuk kanë zbuluar murtajë apo mikroorganizma të lidhur me punën e viktimës. Deri tani nuk janë evidentuar raste të murtajës mes personave që kanë pasur kontakt me të.

Rubio paralajmëroi gjithashtu se do të ishte e papërgjegjshme të ngriheshin teori mbi natyrën e incidentit pa pasur më parë të gjitha faktet. Sipas tij, disa agjenci amerikane dhe ndërkombëtare po monitorojnë zhvillimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një situatë më serioze.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek situatën, ndërsa bazuar në informacionet e deritanishme rreziku për publikun e gjerë është vlerësuar i ulët.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news