Rajoni 2026-10-06 16:16:42 Nga VNA

Kosova në limitin e afatit, Kurti bën thirrjen e fundit: Presidenti sonte, të enjten votojmë për Specialen

Ndaje në Whatsapp

Kosova në limitin e afatit, Kurti bën thirrjen e fundit: Presidenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që presidenti i ri i vendit të zgjidhet brenda mbrëmjes së sotme, ndërsa është zotuar se të enjten paradite do të votohet në lexim të dytë Projektligji për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, vetëm pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kurti tha se dy çështjet duhet të trajtohen veçmas, duke respektuar edhe afatet parlamentare.

“Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë projektligjin në lexim të dytë, por votimi duhet të zhvillohet duke respektuar afatin 72-orësh të përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit.

Kurti theksoi se qeveria nuk e ka lidhur asnjëherë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë me procesin për zgjedhjen e presidentit.

“Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, ne nuk e kemi ndërlidhur asnjëherë me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Gjithmonë i kemi konsideruar të ndara”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se pret korrigjimin në Apel të vendimeve ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallën e parë, ndërsa kërkoi hartimin e një strategjie kombëtare për këtë çështje.

Sipas Kurtit, prioriteti i menjëhershëm mbetet zgjedhja e presidentit, pasi dështimi i procesit deri në mesnatë do ta çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe një periudhe të re pasigurie institucionale.

“Nuk mund të jemi pa president dhe për muaj të tërë pa institucione. Duhet ta heqim këtë presion dhe ta kemi vëmendjen dhe mendjen te mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh Kurti.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të katërtat brenda rreth dy viteve.

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

Hetimet për videot e Adrian Hilës, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera që shfaqen në videot e tij

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news