Sociale 2026-08-11 08:42:08 Nga VNA

Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, temperaturat arrijnë në 42°C

Ndaje në Whatsapp
Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, temperaturat

 

Shqipëria pritet të përfshihet këtë javë nga një tjetër valë e fortë e të nxehtit afrikan, e cila do të sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, e mërkura pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, me termometrin që në zona të caktuara mund të arrijë deri në 42 gradë Celsius në hije.

Elbasani dhe Berati pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, ndërsa vlera shumë të larta do të shënohen edhe në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore.

Nxehtësia do të ndihet jo vetëm gjatë ditës. Edhe temperaturat minimale pritet të rriten ndjeshëm, duke bërë që netët të mbeten të nxehta dhe të ofrojnë pak freski.

Temperaturat ekstreme rrisin gjithashtu rrezikun për përhapjen e zjarreve. Për këtë arsye, qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë vatra zjarri, veçanërisht përdorimin e pakujdesshëm të materialeve apo lëndëve të ndezshme.

Moti gjatë kësaj jave të gushtit do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu.

Një lehtësim i vapës pritet gjatë fundjavës, kur temperaturat mund të pësojnë një rënie me rreth 4 deri në 5 gradë Celsius. Megjithatë, moti do të vijojë të mbetet tipik veror dhe me temperatura të larta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news