Sociale 2026-08-10 08:56:35 Nga VNA

Dy kompani shtetërore, Ujësjellësi i Tiranës dhe Identitek, fitime rekord prej 35 mln eurosh në 2025

Ndaje në Whatsapp
Dy kompani shtetërore, Ujësjellësi i Tiranës dhe Identitek,

Dy kompani shtetërore, “Ujesjellës dhe kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, që si qëllim parësor kanë ofrimin e shërbimeve ndaj publikut, janë kthyer në fakt në makineri të mëdha fitimi për shtetin dhe nuk i kanalizojnë këto fitime në ulje të tarifave për konsumatorët.

Sipas të dhënave të publikuara në raportet vjetore, Ujësjellës-Kanalizime  i Tiranës raportoi të ardhura prej 4.5 miliardë lekësh në vitin 2025, me rritje të letë prej 2.7%. Fitimi para taksave u rrit ndjeshëm me gati 30%, në 1.5 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro).

Edhe kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, “Identitek”, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej 3.5 miliardë lekësh në 2025-n, me rënie vjetore prej 3.8%. Edhe në këtë rast, 2025-a ka qenë pozitiv për fitimet që kanë arritur në gati 1.8 miliardë lekë (rreth 19 milionë euro), me rritje 10% nga viti i mëparshëm.

Të dy operatorët shtetërorë kanë fituar së bashku rreth 3.3 miliardë lekë, ose gati 35 milionë euro në 2025-n.

Normat e fitimit të tyre luhaten në 30-50%, shumë më të larta sesa mesatarja e tregut, që luhatet në rreth 9-10%, sipas INSTAT.

Në praktikën ndërkombëtare, kompanitë që ofrojnë shërbime publike në kushte monopoli zakonisht rregullohen me parimin që tarifat të mbulojnë kostot e shërbimit, investimet e nevojshme dhe një kthim të arsyeshëm, por jo të prodhojnë norma të larta fitimi të shkëputura nga cilësia e shërbimit.

Në sektorin e ujit psh, OECD e vendos theksin te balanca mes rikuperimit të kostove, qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët

 

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por nuk ka ujë 24 orë në ditë

Ujësjellës-kanalizime i Tiranës raportoi një normë fitimi prej 33% në 2025-n, ndërsa në vlerë fitimi arriti rekord, që nga 2018-a. Niveli më i lartë i fitimeve para taksave deri tani ishte në 2023-n, në gati 1.3 miliardë lekë.

Në vitin 2018, çmimi i ujit në Tiranë u rrit mesatarisht me 44%. Nga ai vit, që përkon dhe me kohën, kur filloi të operaonte si e vetme, pas ndarjes me Kamzën dhe Vorën, Ujësjellësi Tiranë raporton fitime prej 10-12 milionë euro në vit (përveç 2020-s).

Në atë kohë, rritja e çmimit  u argumentua atëherë me nevojën për të përmirësuar gjendjen financiare të UKT-së dhe për të financuar investime që synonin furnizimin e Tiranës me ujë 24 orë në ditë brenda pesë viteve.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Ujit tregojnë se objektivi nuk u realizua. Në vitin 2024, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë raportonte mesatarisht vetëm 17 orë furnizim me ujë në ditë, një nivel i pandryshuar nga 2022 dhe 2023, por shumë zona kanë ujë vetëm disa orë në ditë.

Fitimi kumulativ para taksave i ujësjellësit nga 2018-a arrin në rreth 9.1 miliardë lekë në 2018-2025.

Qytetarët ndërkohë detyrohen të blejnë ujin e pijshëm për shkak të cilësisë së dobët të ujit të rubinetit.

 

“Identitek” fiton gjysmën e shpenzimeve të publikut për karta identiteti

“Identitek2 kishte një kthim edhe më të lartë prej 51%, që do të thotë që për çdo 100 lekë që arkëtohen nga ata që duan të marrin një pashaportë apo kartë identiteti, 51 lekë janë fitime të kompanisë.

“Identitek” filloi aktivitetin e prodhimit të kartave të identitetit në vitin 2023, pas përfundimit të koncesionit të kompanisë franceze, “Aleat”. “Identitek” ia ka kaluar dhe koncesionarit, që në vitin e tij më të mirë, në 2021-n, kishte një normë fitimi prej 40%, teksa arriti të ardhura prej 5.5 miliardë lekësh.

Shtetasit shqiptarë kanë ndërkohë kostot më të larta në rajon për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në Shqipëri për të marrë një pasaportë biometrike duhen paguar 7500 lekë, ose rreth 75 euro.

Me afat të përshpejtuar, për 2-3 ditë, tarifa rritet në 18 mijë lekë (rreth 180 euro).

Mesatarja europiane luhatet në rreth 70–80 euro, pra dukshëm më e lartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çmimet janë mes 30–40 euro, përveç Shqipërisë që është shumë më pranë mesatares së BE-së./ Monitor

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news