Sociale 2026-08-09 10:51:27 Nga VNA

Zjarri masiv në Krujë vihet nën kontroll, mbi 400 forca në terren gjatë natës! Digjet një magazinë, asnjë i lënduar

Ndaje në Whatsapp
Zjarri masiv në Krujë vihet nën kontroll, mbi 400 forca në

 

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi.

Në rrezik u vu edhe Spitali i Krujës, pasi zjarri u afrua deri në rreth 50 metra nga godina. Për shkak të situatës, pacientët u evakuuan dhe u transportuan drejt Tiranës, ndërsa qindra banorë u larguan nga zonat e rrezikuara.

Për përballimin e zjarrit u zhvillua një operacion i gjerë gjatë gjithë natës. Mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe më shumë se 200 efektivë të Forcave të Armatosura punuan pa ndërprerje në të gjithë perimetrin e prekur, ndërsa operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë.

Sipas të dhënave të deritanishme, pavarësisht përmasave të zjarrit dhe rrezikut të madh, nuk raportohet për persona të lënduar dhe asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët.

Dëmet materiale rezultojnë të kufizuara në një godinë të shkrumbuar, konkretisht një magazinë në pronësi të një biznesi.

Ndërkohë, policia ka arrestuar personin e dyshuar si autor të zjarrvënies, ndërsa vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forcat në terren dhe mjetet ajrore po vijojnë punën për eliminimin e vatrës së mbetur në pjesën e sipërme të Malit të Krujës dhe për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të flakëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news