Sociale 2026-08-09 10:55:04 Nga VNA

Kruja një natë mes flakëve, zjarri masiv rrezikoi banesat dhe bizneset

Ndaje në Whatsapp
Kruja një natë mes flakëve, zjarri masiv rrezikoi banesat dhe

 

Orët e mbrëmjes së të shtunës u kthyen në ankth për banorët e Krujës, pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën malore dhe u afrua rrezikshëm pranë lagjeve të banuara.

Flakët u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe me ullishte, pemë frutore dhe bimësi, ndërsa në disa momente kërcënuan banesa, biznese dhe infrastrukturën energjetike të qytetit. Tymi mbuloi zonën, duke e kthyer situatën në një emergjencë të vërtetë për strukturat vendore dhe kombëtare.

Për shuarjen e zjarrit u angazhua një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren morën pjesë mbi 200 efektivë të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si edhe rreth 80 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Në operacion u përdorën 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni “Bayraktar TB2” dhe dy dronë me kamera termike të AKMC-së.

Forcat e angazhuara punuan gjatë gjithë natës për të izoluar vatrat dhe për të penguar përhapjen e flakëve drejt banesave. Ndërhyrja nga ajri vijoi sidomos në zonat e vështira të malit, ku disa vatra mbetën aktive edhe pas vendosjes nën kontroll të situatës pranë qytetit.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha në ullishte, pemë frutore dhe bimësi, ndërsa një magazinë biznesi u përfshi nga flakët dhe u dogj. Dëmtimi i një linje të tensionit të lartë la pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të Krujës.

Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, situata është qetësuar. Zjarri është vënë nën kontroll në zonat pranë banesave, ndërsa vatrat e mbetura në majë të malit po monitorohen dhe menaxhohen nga ajri për të shmangur riaktivizimin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për humbje jete dhe asnjë banesë nuk rezulton e djegur. Megjithatë, pas zjarrit ka mbetur një panoramë e rëndë: sipërfaqe të tëra të shkrumbuara, pemë të djegura dhe dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news