Sport 2026-08-27 21:08:14 Nga VNA

UEFA përgatit procedurë penale ndaj Infantinos për planin e shitjes së të drejtave të Botërorit

Ndaje në Whatsapp
UEFA përgatit procedurë penale ndaj Infantinos për planin e

UEFA po përgatitet të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin tashmë të tërhequr “FIFA Forward Enterprise” (FFE), përmes të cilit synohej përfshirja e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s. 

Sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në SHBA, UEFA po mbledh prova që mund të përdoren në një procedurë penale në Zvicër, ku Infantino dhe persona të tjerë mund të përballen me akuza për keqmenaxhim kriminal sipas nenit 158 të Kodit Penal zviceran. 

Në kuadër të kësaj përpjekjeje, UEFA i është drejtuar gjykatave amerikane për të siguruar dokumente dhe dëshmi nga FIFA dhe nga kompania e investimeve Thrive Capital, e cila ishte parashikuar si investitori kryesor në projekt. 

Plani parashikonte krijimin e FIFA Forward Enterprise, një strukturë që do të menaxhonte të drejtat komerciale të disa prej kompeticioneve më të rëndësishme të FIFA-s. Sipas dokumenteve të UEFA-s, investitorët do të paguanin rreth 4.2 miliardë dollarë për 20% të aksioneve, vlerësim që institucioni evropian e konsideron shumë më të ulët se vlera reale e aseteve. 

UEFA pretendon gjithashtu se projekti ishte zhvilluar në mënyrë të fshehtë dhe pa kaluar në proceset normale të konsultimit dhe miratimit brenda strukturave drejtuese të FIFA-s. 

Propozimi u tërhoq më 1 gusht pas kundërshtimeve të forta nga UEFA dhe aktorë të tjerë të futbollit botëror. Megjithatë, çështja ka thelluar përplasjen mes UEFA-s dhe FIFA-s dhe mund të ndikojë edhe në garën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s, ku Infantino synon një mandat të katërt në vitin 2027.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news