Sport 2026-08-24 21:54:35 Nga VNA

Shqipëria merr medaljen e parë të artë në “Taranto 2026”, Islam Dudaev shpallet kampion

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria merr medaljen e parë të artë në

Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë mundësit Islam Dudaev, i cili triumfoi të hënën në kategorinë deri në 74 kilogramë në stilin e lirë.

Dudaev siguroi medaljen e artë pas fitores në finale ndaj Fati Vejselit, mundësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Finalja u ndërpre për shkak të një dëmtimi të Vejselit, ndërsa Dudaev ishte në epërsi në momentin e ndërprerjes, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Dudaev, me origjinë nga Dagestani i Rusisë, garon nën flamurin shqiptar që prej vitit 2022. Ai ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, ku spikat medalja e bronztë olimpike, si dhe medalje të arta dhe të bronzta në kampionatet evropiane dhe në Lojërat Mesdhetare.

Për Fati Vejselin, medalja e argjendtë përbën një tjetër rezultat të rëndësishëm në karrierën e tij. Mundësi nga Shkupi është një prej sportistëve që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare.

Një tjetër medalje argjendi për Shqipërinë në mundje erdhi nga Zelimkhan Abakarov, një tjetër sportist me origjinë nga Dagestani. Abakarov u mposht në finalen e kategorisë deri në 65 kilogramë në stilin e lirë nga turku Ahmet Duman me rezultatin 4-2.

Shqipëria kishte siguruar të dielën edhe medaljen e bronztë në mundje, në stilin greko-romak, me Ardit Zenelin.

Me këto rezultate, Shqipëria numëron tashmë tri medalje në “Taranto 2026”: një medalje të artë, një të argjendtë në stilin e lirë dhe një medalje të bronztë në stilin greko-romak.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news