Sport 2026-08-27 17:55:32 Nga VNA

Medalje e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, boksierja kosovare Donjeta Sadiku triumfon ndaj serbes

Ndaje në Whatsapp

Medalje e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u kurorëzuar me medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Në finalen e madhe, Sadiku u përball me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova, në një duel ku sportistja kosovare tregoi epërsi që në raundet e para.

Pas dominimit dhe goditjeve të sakta të Sadikut, Kuluhova u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në raundin e dytë, duke i dhënë fitoren dhe medaljen e artë boksieres nga Kosova.

Me këtë sukses, Donjeta Sadiku e mbyll në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në “Taranto 2026”, duke i dhuruar Kosovës një tjetër medalje të artë në arenën ndërkombëtare.

Triumfi konfirmon edhe një herë nivelin e lartë të boksieres kosovare, e cila vazhdon të jetë një prej emrave më të spikatur të sportit të Kosovës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news