Politika 2026-09-15 12:43:41 Nga VNA

“Statusi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ PD kërkoi dëgjesë me institucionet e drejtësisë, Manja jep “OK”

Ndaje në Whatsapp

“Statusi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ PD kërkoi

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore publike në Komisionin e Ligjeve, në kuadër të shqyrtimit të ndryshimeve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Kërkesa e opozitës u pranua nga kreu i komisionit, Ulsi Manja.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi që përpara marrjes së një vendimi të dëgjohen përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të sistemit të drejtësisë. Mes tyre janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i SPAK dhe kreu i Gjykatës së Lartë.

Bylykbashi kritikoi procesin e ndjekur nga Kuvendi, duke argumentuar se projektligji kërkon konsultim të gjerë me grupet e interesit. Sipas tij, vendimet e marra më herët nga KLGJ dhe KLP erdhën si pasojë e mosrespektimit nga Parlamenti të afateve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Ulsi Manja deklaroi se Kuvendi ka marrë me shkrim opinionet e KLGJ-së, KLP-së dhe shoqatave, por pranoi se këto qëndrime nuk mund të zëvendësojnë seancat dëgjimore. Në përfundim, kërkesa e PD-së u miratua dhe seanca me institucionet e drejtësisë u caktua për në orën 13:00.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news