Politika 2026-09-15 10:26:42 Nga VNA

Pagat e gjyqtarëve, PD kërkon seancë dëgjimore në Kuvend: Të thirren kreu i SPAK dhe drejtuesit e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

Pagat e gjyqtarëve, PD kërkon seancë dëgjimore në

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kanë kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore në Kuvend lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në kërkesën e tyre, demokratët i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se gjatë procesit të mëparshëm ligjvënës nuk ishte zhvilluar një konsultim efektiv me gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas argumentimit të Kushtetueses, kur shqyrtohen ndryshime ligjore që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, përfshirë pagat e tyre, procesi parlamentar duhet të shoqërohet me një analizë të plotë të pasojave dhe të garantojë pjesëmarrjen aktive të gjyqtarëve, prokurorëve apo organizatave që i përfaqësojnë.

Duke u mbështetur në këtë qëndrim, deputetët e PD-së argumentojnë se Kuvendi duhet të zhvillojë një proces efektiv konsultimi përpara se të vijojë me procedurat për miratimin e projektligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në seancën dëgjimore propozohet të ftohen përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

PD kërkon gjithashtu pjesëmarrjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik të mblidhet të martën, më 15 shtator, në orën 14:00, me në rend dite zhvillimin e seancës dëgjimore publike për projektligjin që lidhet me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news