Politika 2026-09-12 19:19:22 Nga VNA

Fotoja me Ben Shapiron i kthehet kundër Berishës: komentuesit e masakrojnë pas postimit nga SHBA, “jo çdo shkrepje në Amerikë është sukses politik”

Ndaje në Whatsapp
Fotoja me Ben Shapiron i kthehet kundër Berishës: komentuesit e

 

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar me një tjetër episod të zhurmshëm në rrjetet sociale. Kreu i Partisë Demokratike publikoi në Facebook një foto nga Konventa Republikane në Dallas, ku shfaqet krah Ben Shapiros, figurë e njohur e së djathtës konservatore amerikane.

Në postimin e tij, Berisha shkruante se gjatë punimeve të konventës kishte pasur “nderin” të takonte Shapiron, të cilin e cilësonte si një nga figurat më të shquara të lëvizjes konservatore republikane në SHBA dhe “një zë të fuqishëm në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale”.

Por fotoja, e cila nuk sqaron nëse bëhet fjalë për një takim real politik, një bisedë të mirëfilltë apo thjesht një moment ceremonial për postim në Facebook, nuk prodhoi entuziazmin që ndoshta pritej. Përkundrazi, në komentet poshtë postimit shpërtheu një valë kritikash, ironish dhe pakënaqësie nga vetë ndjekësit.

Një pjesë e komentuesve e lidhën Shapiron me qëndrimet e tij pro Izraelit dhe me debatet për luftën në Gaza. “O doktor, po zgjidhi pak tipat që del në foto, Ben Shapiro dihet që është kokrra e zionistit”, shkruan një komentues. Një tjetër e quan “anti mysliman” dhe e cilëson takimin si të turpshëm. Të tjerë pyesin drejtpërdrejt: “Edhe i genocidit në Gaza mos harro”.

Pas nisjes së luftës në Gaza, Shapiro u kthye në një nga mbrojtësit më të ashpër publikë të ofensivës izraelite, duke relativizuar viktimat civile dhe duke e paraqitur çdo kritikë ndaj Izraelit si mbështetje për Hamasin. Për kritikët e tij, kjo e ka vendosur atë në rolin e avokatit mediatik të masakrës në Gaza: një zë që nuk kërkon llogari për fëmijët e vrarë, spitalet e shkatërruara dhe katastrofën humanitare, por justifikon gjithçka në emër të “vetëmbrojtjes”. Pikërisht për këtë arsye, për shumë komentues shqiptarë, fotoja e Berishës me Shapiron nuk u lexua si sukses politik në SHBA, por si një zgjedhje e gabuar dhe e rëndë në një moment kur Gaza është kthyer në plagë morale globale.

Reagimet nuk u ndalën vetëm te Shapiro. Disa komentues e përdorën foton për të goditur edhe vetë mënyrën se si po paraqitet vizita e Berishës në SHBA. “Si t’ia heqësh vizën vetes, shembulli konkret”, shkruan një prej tyre. Një tjetër ironizon: “Bravo, i zgjidhe hallet me këtë që ke dalë në foto”.

Në vend që të shërbente si provë e kontakteve të rëndësishme në Amerikë, fotografia me Ben Shapiron u kthye në një hapësirë shkarkimi për ndjekësit e pakënaqur. Berisha tentoi të tregonte afërsi me konservatorizmin amerikan; komentuesit, të paktën ata që dominuan debatin poshtë postimit, i kujtuan se jo çdo foto në SHBA përkthehet automatikisht në kapital politik në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news