Politika 2026-09-12 14:48:00 Nga VNA

Leksione propagande për Pasqyrën nga Edi Rama: Bëni si them unë e jo si bëj unë

Ndaje në Whatsapp

Leksione propagande për Pasqyrën nga Edi Rama: Bëni si them

Edi Rama u shfaq sërish sot me retorikën e tij të njohur të menaxherit të rreptë dhe të pamëshirshëm ndaj burokracisë. Me fjalë që vizatojnë profilin e një lideri që nuk toleron asnjë sekondë vonesë, ai deklaroi:

 “Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.”

Formulim perfekt. Një premtime për llogaridhënie absolute ku çdo nëpunës duhet të mbajë peshën e dështimit të tij temporal. Madje, duke u kërkuar zëvendësministrave ta nisin ditën me pyetjet "sa përgjigje u dhanë sot dhe sa nuk u dhanë në kohë", ai kërkon të bindë publikun se shteti i tij matet me kronometër.

Në po të njëjtën dalje, Rama nuk u kursye ndaj zvarritjeve administrative:
“Njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, 'edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej' quhet torturë, nuk quhet përgjigje.”

 Prej javësh, i gjithë sistemi i drejtësisë mbetet pa paga — një skenar absulut kaosi ligjor ku institucionet janë përplasur në kallëzime penale dhe beteja administrative.

Kuvendi i kontrolluar prej tij dështoi të miratonte brenda afatit (31 korrik) tabelën e re të pagave për sistemin e drejtësisë, siç urdhëronte vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
 Në vend që ekzekutivi të merrte përgjegjësinë për vonesën ligjvënëse, Ministria e Financave bllokoi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke lënë një pushtet të tërë në ajër.

Në diskursin e Ramës, fajtori për vonesat është gjithmonë një drejtor i mesëm, një nëpunës pa emër ose një zëvendësministër që s'ka bërë bilancin e mëngjesit. Mutacioni i përgjegjësisë ndodh gjithmonë teposhtë, kurrë sipër.
Kur vjen puna te vonesa e miratimit të ligjit të pagave, retorika ndryshon kryekëput. Papritur, vonesa nuk është më "kosto që duhet marrë nga përgjegjësi", por "procedurë parlamentare" ose "respektim ligji".

 Pse nuk ka një përgjegjës për vonesën e miratimit të ligjit të ri të pagave?
 Cili zëvendësministër apo ministër u penalizua sepse çështja e drejtësisë mbeti pa përgjigje në kohë?
 Nëse çdo vonesë duhet të mbajë koston e vet, kush e paguan koston e kolapsit financiar të sistemit të drejtësisë?

Rama tha sot se "çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin". Por kur përgjegjësia i takon vetë ekzekutivit apo mazhorancës parlamentare, pasqyra e ligjit të tij kthehet në një xham me një kalim: ai sheh dhe kontrollon gjithatë, por askush nuk lejohet të shohë nga ai.
Nëse Kryeministri dëshiron të bindë se "Ligji i Pasqyrës" nuk është thjesht retorika e radhës për të shmangur vëmendjen nga dështimet administrative, ai duhet ta nisë aplikimin e tij nga vetvetja: të shpjegojë publikisht pse mbetën pagat e gjyqësorit peng i vonesave të tij dhe cilën kosto do të mbajë qeveria për këtë shkelje tejet flagrante të afateve.

Lexo gjithashtu

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news