Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të forta mes tij dhe përfaqësuesve të qytetarëve të ardhur nga Poliçani, mes të cilëve ishte edhe aktorja Egla Ceno.
Takimi është zhvilluar në ambientet e brendshme të një hoteli në Berat, ku mbledhja për Reformën Territoriale ka nisur me një diskutim të ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo.
Pas fjalës së Demos, banorët e Poliçanit kanë kërkuar të diskutojnë lidhur me çështjet që i shqetësojnë. Më pas, situata është tensionuar, duke sjellë debate verbale mes Kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, dhe aktores Egla Ceno.
Pas debateve, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani ka vendosur të bojkotojë takimin dhe është larguar nga salla.
Pas publikimit të draftit të Reformes Terrioriale, anëtarësia e PS në Poliçan dogji tesserat e partisë.






















