Politika 2026-09-14 13:37:37 Nga VNA

Berisha deri në Amerikë për të “përmbysur regjimin”, por ende s’ka bindur shqiptarët si alternativë

Ndaje në Whatsapp

Berisha deri në Amerikë për të “përmbysur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat foli rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane si pjesë e delegacionit të IDU-së.

Berisha e cilësoi atë si një prej aktiviteteve më të rëndësishme politike të zhvilluara në SHBA, ndërsa nuk munguan as superlativat për organizimin e republikanëve. Kreu i PD-së deklaroi se 35 vite më parë kishte kërkuar mbështetjen e administratës amerikane dhe të diasporës shqiptare për përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërsa këtë herë, sipas tij, kërkoi të njëjtën mbështetje për përmbysjen e asaj që e quan “diktaturë autoritare të bazuar në drogë, krim dhe vjedhjen e shqiptarëve”.

“Unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Por përtej paralelizmit që kreu i PD-së ndërtoi mes dy udhëtimeve të ndara nga 35 vite, mbetet një tjetër realitet politik, shumë më pranë Tiranës sesa Uashingtonit.

Berisha shkoi deri në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar mbështetjen e diasporës shqiptare për përmbysjen e qeverisë, ndërkohë që sfida e tij kryesore vazhdon të jetë bindja e shqiptarëve brenda Shqipërisë se opozita që drejton përbën një alternativë qeverisëse.

Në fund të fundit, mbështetja ndërkombëtare dhe lidhjet me diasporën mund të kenë peshën e tyre politike, por qeveritë në Shqipëri përcaktohen nga vota. Dhe pikërisht aty Berisha dhe Partia Demokratike kanë ende betejën më të madhe për të fituar.

Kështu, ndërsa kreu i PD-së kërkon përtej Atlantikut mbështetje për “përmbysjen” e qeverisë, paradoksi është se beteja vendimtare nuk ndodhet në Uashington. Ajo është shumë më afër selisë së PD-së. Sepse përpara se të bindë diasporën se qeveria duhet përmbysur, Berishës i duhet të bindë shqiptarët në Shqipëri se ai është alternativa që duhet ta zëvendësojë atë.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news