Sociale 2026-03-29 10:32:05 Nga VNA

Shtrenjtimi i kostos së jetesës, konsumatorët po rendin drejt çmimeve të lira

Ndaje në Whatsapp
Shtrenjtimi i kostos së jetesës, konsumatorët po rendin drejt

Sezonaliteti dhe ndryshimet demografike vijojnë të ndikojnë te konsumi. Në muajin janar, importet e makaronave, orizit dhe vajit janë ulur. Supermarketet pohojnë se kërkesa për produktet e shportës ushqimore është e qëndrueshme, por konsumatorët po tregohen më të kujdesshëm, duke zgjedhur produkte me çmime më të përballueshme. Emigracioni po ndikon ndjeshëm edhe te kërkesa në bare dhe restorante. Pritet rigjallërim nga turizmi

Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqimore përfshirë, orizin, makaronat dhe vajin rezultojnë në rënie, në raport me vitin paraardhës. Megjithatë, sipas rrjeteve të supermarketeve, kërkesa e konsumatorëve nuk paraqitet e tkurrur, por ka një ndryshim në sjelljen e tyre, duke u orientuar kryesisht drejt produkteve me çmim më të lirë.

Kompanitë importuese të produkteve ushqimore shpjeguan se gjithmonë pas periudhave me importe të larta, siç ishin festat e fundvitit, për të përballuar luhatjet e kërkesës, menaxhojnë stokun duke shfrytëzuar rezervat ekzistuese.

Në muajin janar 2026, sipas të dhënave të Doganave, u importua një sasi prej 1.5 milionë kilogramë makarona. Në raport me janar 2025, sasia e makaronave të importuara ra me 4%. Importet me bazë vjetore shfaqen me rritje. Në vitin 2025, importi i makaronave u rrit me 9%, në raport me vitin paraardhës.

E njëjta ecuri në muajin janar shfaqet edhe tek importet e orizit. Sipas të dhënave të Doganave, në janar 2026 u importua një sasi prej 1.2 mln kg oriz. Krahasuar me muajin janar 2025, importet u ulën me 8%. Për produktin ushqimor të orizit, importet kanë vijuar të ndjekin tendencën e 2025-s.

Në total, në vitin paraardhës, importet u ulën me 10% krahasuar me 2024.

Kompanitë importuese dhe paketuese të mallrave të shportës ushqimore raportojnë rënie të kërkesës për mallra konsumi në muajin janar,  e ndikuar nga menaxhimi i rezervave që familjarët iu bëjnë ushqimeve të blera në sasi më të lartë gjatë periudhave të festave të fundvitit.

Në muajin shkurt, sipas tyre, kërkesa për mallrat kryesore të shportës ushqimore mbeti e njëjtë me vitin paraardhës.

“Konsumi bie gjithmonë në muajin janar, për shkak të furnizimeve me sasi më të lartë që familjarët kryejnë gjatë festave fundvitit. Veçanërisht në muajin dhjetor,  familjet blejnë më shumë produkte ushqimore. Si rezultat i krijimit të rezervave, në janar, konsumi bie ndjeshëm.

Pra  janari është një muaj i veçantë dhe çdo vit shoqërohet me ulje të konsumit. Teksa për muajin shkurt, nga të dhënat e kompanisë, rezulton se kërkesa për produktet e shportës paraqitet e njëjtë me muajin shkurt 2025.

Për të mbajtur të qëndrueshme kërkesën në periudha luhatje, theksojmë se kemi shtuar gamën e llojeve të artikujve të shportës, përfshirë edhe artikuj të njëjtë me çmime të ndryshme”, tha Eleni Babameto, nga kompania “Teuta”, importuese dhe paketuese e produkteve ushqimore.

Supermarketet: Konsum i qëndrueshëm, por kërkohen më shumë mallra me çmime të lira

Përfaqësues të supermarketeve raportojnë se, në muajt janar-shkurt kërkesa për produktet e shportës mbetet e njëjtë në raport me janar-shkurt 2025, por konsumatori vijon të jetë  i orientuar kryesisht drejt produkteve me çmim të lirë.

Klaudja Karabolli, Drejtoreshë Marketingu për rrjetin e supermarketeve “Big Market”, tha për “Monitor” se në muajt janar-shkurt 2026, është reflektuar një konsum relativisht i qëndrueshëm, me rritje të lehtë në volum për disa kategori bazë të produkteve ushqimore.

“Nuk konstatohet tkurrje e kërkesës, por vihet re një konsum më i matur dhe më i planifikuar. Struktura e shportës ka pësuar ndryshim: konsumatori është më racional, analizon më shumë çmimet dhe orienton buxhetin drejt produkteve me raport optimal cilësi–çmim”.
Për sa i përket ecurisë së kërkesës për produkte kryesore të shportës ushqimore, si për oriz, makarona, vaj, vezë, zonja Karabolli tha se vijon të jetë konstante.

“Krahasuar me vitin e kaluar, vihet re orientim më i theksuar drejt produkteve më të përballueshme brenda kategorive përkatëse”, pohoi ajo. Sipas përfaqësueses së rrjetit të supermarketeve “Big Market”, është rritur interesi për ofertat promocionale, si pjesë e një kulture konsumi më të planifikuar dhe më të ndërgjegjshme.

“Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë përmenden ndikimi i inflacionit në fuqinë blerëse, sezonaliteti, mekanizmat promocionalë, si dhe ndryshimet në stilin e jetesës. Konsumatori i sotëm është më i kujdesshëm, më racional dhe më i orientuar drejt optimizimit të shpenzimeve”, nënvizon zonja Karabolli.

Sipas saj, në muajt në vijim, pritshmëritë për ecurinë e konsumit janë pozitive.

“Sezoni veror pritet të ndikojë në rritjen e volumit të shitjeve, veçanërisht në zonat turistike. Në këtë kuadër, kompania po punon për optimizimin e stokut dhe të zinxhirit logjistik, për të përballuar me efikasitet rritjen sezonale të kërkesës.

Ndryshimet demografike po luajnë gjithashtu  rol të rëndësishëm në formësimin e strategjive të zgjerimit. Urbanizimi dhe transformimi i strukturës familjare po ndikojnë drejtpërdrejt në kërkesë, ndërsa vendimmarrja për hapjen e pikave të reja mbështetet në analiza të densitetit të popullsisë dhe të potencialit ekonomik të zonave përkatëse”, thekson ndër të tjera zonja Karabolli.

Vajrat, çmimet janë stabilizuar, por importet bien

Edhe te grupi “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” ka pasur rënie të importeve. Sipas INSTAT, për muajin janar 2026, importet e grupit ranë me 9% krahasuar me muajin janar 2025. Rënie të importeve për grupin “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” pati edhe gjatë 2025. Importet e grupit sipas të dhënave të INSTAT ranë me 4% krahasuar me vitin paraardhës.

Importuesit dhe ambalazhuesit e vajit të lulediellit pohojnë se rënia e popullsisë dhe emigracioni po ndikojnë te kërkesa.

Në 2024, ardhja e turistëve në muajt e verës ndryshoi tërësisht konsumin për vajin e lulediellit. Deri në fillim të muajit qershor 2023, importuesit pohonin se shitjet ishin rreth 40% më të ulëta se viti paraardhës, për shkak të emigrimit të lartë dhe mbiprodhimit të vajit të ullirit.

Faktor tjetër që ka ndikuar te përmirësimi i kërkesës për këtë produkt është edhe ulja e çmimit, ku tashmë prej dy vitesh në treg çmimet me shumicë janë stabilizuar. Vaji i lulediellit po tregtohet me shumicë me çmim nën 200 lekë për litër (150 deri në 180 lekë për litër).

Rënia e çmimit të vajit të lulediellit nisi në qershor 2022, periudhë në të cilën filloi të importohet vaji nga depozitat e Ukrainës drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta. Në muajin korrik 2022, çmimi i vajit u ul me 24% krahasuar me çmimin e shitjes pas luftës.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%. Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në shkurt (32,5% rritje).

Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe me rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.

Gruri me rënie të fortë importesh në janar, pasi furnizimet janë orientuara nga Kaukazi

Importet e grurit për vitin 2025, sipas të dhënave të Doganave, arritën në sasinë e 205,7 mijë tonë. Krahasuar me 2024, importet u rritën me 1%. Në muajin janar 2026 u importuan 6,708 tonë grurë, duke shënuar sasinë më të ulët të importeve që prej 2018-s. Krahasuar me muajin janar 2025, importet ranë me 37%.

Përfaqësuesit e kompanive të blojës, anëtarë të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, të kontaktuar nga “Monitor”, shpjeguan se rënia është kryesisht rezultat i përdorimit të rrugëve të reja të furnizimit.

“Aktualisht, kompanitë e blojës po furnizohen kryesisht nga Kaukazi, ku gruri ka cilësi më të mirë dhe çmim më të leverdishëm sesa në Serbi. Megjithatë, për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave të shumta gjatë muajve janar-shkurt, furnizimi ka qenë i kufizuar, megjithëse kompanitë kishin krijuar rezerva në dhjetor. Furnizimet nga Serbia vazhduan, por në sasi të vogla”, sqaroi një nga administratorët e kompanive të blojës në vend.

Megjithatë, kërkesa për miell raportohet rreth 20% më e ulët krahasuar me një vit më parë, për shkak të emigracionit dhe ndryshimeve demografike.

Vijon rritja e fortë e importeve të misrit për blegtorinë; Çmimi i importit deri në 60% më i lirë

Tregu i misrit vijon të ndjekë tendencën e fortë të rritjes së importeve, si pasojë e çmimeve më të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të larta të prodhimit vendas.

Te grupi i drithërave, importet e misrit hynë në vitin e dytë të rritjes së përshpejtuar. Në 2025, sipas të dhënave të Doganave, u importua një sasi prej rreth 120,6 mijë tonë misër. Krahasuar me vitin paraardhës, sasia e misrit të importuar u rrit me 30%.

Shtimi i importeve ka vijuar edhe gjatë 2026. Në muajin janar u importuan një sasi prej 12,8 mijë tonë. Në raport me janar 2025, importet u rritën me 65%.

Misri është një nga produktet bazë për ushqimin e bagëtive në vend dhe çmimi i tij ndikon drejtpërdrejt në koston e prodhimit të mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tyre. Drejtues të Shoqatës së Blegtorëve pohuan më herët se fermat e mesme dhe të mëdha po orientohen gjithnjë e më shumë drejt misrit të importuar, për shkak të diferencës së çmimit dhe kostove më të ulëta të transportit në raport me prodhimin vendas.

Ardit Bali, fermer në Lushnjë dhe njëkohësisht drejtues i një farmacie bujqësore, pohon se gjatë muajve të dimrit, çmimi i misrit të shitur në vend vijon të mbetet më i lartë se ai i importit. Sipas tij, krahasuar me vendet e rajonit, çmimi i misrit për përdorim në blegtori në tregun vendas është rreth 60% më i shtrenjtë.

“Aktualisht, çmimi i shitjes së misrit nga Saranda arrin në 320 euro për ton (rreth 32 lekë/kg). Ndërkohë, për furnizimet nga Greqia, çmimi është rreth 240 euro për ton (24 lekë/kg), ndërsa nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut varion nga 200 deri në 205 euro për ton (rreth 20 lekë/kg)”, thotë Bali.

Importet e qumështit në 2025-n sipas të dhënave të Doganave ranë 20% krahasuar me vitin paraardhës. Rënie e importeve u shënua edhe në muajin janar. Sipas të dhënave për muajin janar 2026 u importua një sasi 1.2 milionë litra. Krahasuar me janar 2025, importet u ulën me 26%.

Qumështi i importuar  po përdoret kryesisht si lëndë e parë nga përpunuesit e produkteve të bulmetit, për shkak të çmimit më të lirë në furnizime nga Italia apo Hungaria.

Kompanitë e përpunimit të qumështit paralajmërojnë rritje të sasisë së importit për muajt mars dhe prill, me qëllim krijimin e rezervave për shitjet e stinës së verës. Sipas tyre, përveç çmimit, shkak për importet po bëhet edhe shtimi i rasteve me gjetje të lëndës aflaktosinë (substanca toksike dhe kancerogjene, ndaj nivelet e tyre në qumësht monitorohen rreptësisht nga institucionet e sigurisë).

Problem në vend, si për prodhuesit dhe industrinë përpunuese vijon të mbetet kostoja e lartë e prodhimit të qumështit. Aktualisht çmimi i qumështit të lopës për grumbullim nga fermat e vogla dhe të mesme ka arritur 50 lekë për litër. Për kryetarin e Shoqatës së Blegtorëve, Gentian Lalaj, grumbullimi i qumështit me këtë çmim nuk i nxit fermerët të shtojnë prodhimin, madje shumë prej tyre po therin lopët.

"For the past 2-3 months, many farmers in the Samatica area of ​​Berat have been slaughtering cows, because with this high cost and low collection price for cow's milk, it is not profitable to keep cows.

"It would only help livestock farmers if the government decides to implement a stabilized price for collection for up to three years, until the situation of livestock farmers improves, or to implement direct subsidies for the milk produced. Otherwise, cases of animal slaughter will increase," emphasizes Mr. Lalaj.

Companies claim that the consumption trend for dairy products for the months of January-February is the same compared to years, due to the seasonality of the use of these products. Processors predict an increase in consumption for the summer months, also influenced by the increased demand due to tourism.

Beer production and import declines in January

In January, there was a decline in both beer production and imports.

According to the data, in January 2026, beer production fell by 29%. In 2025, production fell by 6% compared to the previous year.

The decline in demand for beer, according to Ardian Kostaqi, administrator of Birra Korça, is related to several combined economic and seasonal factors.

"First, beyond the cyclical declines of January-February, this year there is a more pronounced contraction in consumption due to rainy weather, which traditionally negatively affects beer sales. Also, the start of the month of Ramadan brings a significant decrease in the consumption of alcoholic beverages at the national level.

Another worrying element is the overall weakening of purchasing power and, according to preliminary data from supermarkets (data that needs further verification), a decrease of up to 46% in consumer purchases is reported.

Long-term factors include emigration, as well as the changing preferences of the younger generation, which is shifting consumption towards other alternatives and reducing traditional beer consumption.

For the company, an additional problem remains infrastructure, specifically the outage of road axes that connect the rest of the country with the Southeast, affecting distribution and supply.

For imports in January 2026, a 34% decrease was recorded compared to January 2025. For 2025, production fell by 5% compared to the previous year./monitor.al

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale: një vajzë vetëm 9 vjeç nga SHBA ka habitur publikun me forcën e saj të jashtëzakonshme. Lucy Milgrim, e cila peshon rreth 27 kilogramë, ka arritur të ngrejë plot 82 kg në një garë të zhvilluar në Columbus, duke realizuar një deadlift mbresëlënës dhe duke tejkaluar disa herë peshën e trupit të saj. Momenti u regjistrua gjatë Arnold Sports Festival dhe u përhap me shpejtësi në internet, ku mori miliona shikime dhe reagime entuziaste. Performanca e saj nuk ishte e vetmja arritje: brenda të njëjtit aktivitet, ajo vendosi disa rekorde të rëndësishme në USA Powerlifting, përfshirë squat-in dhe bench press-in, duke u shndërruar në një nga talentet më premtuese në këtë disiplinë.

Një shpërthim ka ndodhur brenda një lokali në qendër të Lezhës, rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë edhe dëmtimin e disa bizneseve të vendosura në katin e parë të një pallati 5-katësh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news