Sociale 2025-10-09 16:52:00 Nga VNA

Propozim / Apartamentet e sekuestruara të trafikantëve, banesa sociale për çiftet e reja

Ndaje në Whatsapp
Propozim / Apartamentet e sekuestruara të trafikantëve, banesa sociale

Qendresa Qytetare ka hedhur një propozim të guximshëm: pasuritë e sekuestruara nga trafikantët e drogës dhe grupet kriminale të përdoren si banesa sociale për çiftet e reja dhe familjet në nevojë. Në një kohë kur strehimi është kthyer në krizë për shtresën e mesme, organizata thekson se është e papranueshme që qindra apartamente të qëndrojnë të bllokuara, ndërsa të rinjtë nuk përballojnë dot një shtëpi.

Në raportet hetimore dhe ndërkombëtare, si ato të DASH, rezulton se pastrimi i parave në ndërtim është bërë një ndër sfidat më të mëdha për drejtësinë shqiptare. Ndërkohë, një i ri me pagë mesatare ka nevojë për mbi 19 vite punë për të blerë një apartament – norma më e lartë në Evropë.

Qendresa Qytetare kërkon që programi i kredive të buta të lidhet drejtpërdrejt me pasuritë e sekuestruara, duke i kthyer këto asete në shërbim të mirëqenies publike.

Statusi i plotë 

Çdo ditë nga zyrat e SPAK ka njoftime që flasin për sekuestrime pronash të trafikantëve të drogës dhe grupeve të strukturuara kriminale, të cilat operojnë në Bashkimin Evropian dhe pastrojnë paratë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Në dosjet hetimore janë zbuluar emra trafikantësh droge që zotërojnë deri në 35 apartamente dhe qindra biznese, ndërkohë që ky fenomen është evidentuar edhe në dy raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka udhëzuar SPAK të intensifikojë luftën kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Sot, një të riu në Shqipëri që merr pagën mesatare i duhen mbi 19 vite punë për të blerë një apartament, norma më e lartë në Evropë.

Prokurorët belgë kanë paraqitur kërkesë për të marrë një pjesë të pasurive të sekuestruara të grupeve kriminale shqiptare. Por, në kushtet kur strehimi është kthyer në një krizë për shtresën e mesme, si pasojë e pastrimit të parave në ndërtim, është koha që shteti t’i përdorë këto prona si asete në shërbim të ekonomisë dhe mirëqenies sociale.

Programi i kredive të buta duhet të lidhet ngushtë me pasuritë e sekuestruara nga krimi i organizuar, pasuri që mund të vendosen në funksion të shtetit për të zbutur plagën e thellë të mungesës së strehimit dhe për të ndihmuar çiftet e reja dhe familjet në nevojë.

 

 

Video

Ky është qeni i rracës pitbull që sulmoi një vajzë 4 vjeçare në Vlorë duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas sulmit ai është duke u mbajtur i lidhur deri sa të mbërrijnë autoritetet përkatëse për ta dërguar në një qendër të specializuar

Furnitori kryesor i SPAK jep vlerësimin e tij për korrupsionin.

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news