Sociale 2026-04-17 11:47:22 Nga VNA

Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

Ndaje në Whatsapp
Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e

Numri i produkteve që janë regjistruar për t’u mbajtur si pjesë e një prej kategorive që njeh ligji ka ardhur në rritje edhe gjatë vitit të shkuar.

Nga mjalti tek vaji i ullirit apo specialitetet tradicionale, janë disa emra që janë raportuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si pjesë e procedurave të regjistruara dhe të njohura edhe ndërkombëtarisht.

Konkretisht në raportin e realizimit të buxhetit të vitit të shkuar thuhet se “gjatë kësaj periudhe nga struktura përgjegjëse në Ministri për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore, janë realizuar shtatë takime për: vlerësimin e aplikimit për regjistrim me TGJM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur), “Mjalti i bedunicës Frashër”, Përmet, Gjirokastër dhe “Gështenja e Pultit”, Shkodër, për të cilat është dërguar mendimi pozitiv në DPPI. Po ashtu janë dhënë dhe “Certifikatat e Cilësisë”, për dy produkte të regjistruara si TGJM: “Molla e Dvoranit”, Korçë dhe “Vaj ulliri Valmi, Elbasan” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër ministria shton se janë vlerësuar dhe janë regjistruar dy receta si STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) “Fasule Lekbibaj me mish të thatë”, Tropojë, Kukës, si dhe “Jufka Dibre me pulë”, Dibër.

“Janë njohur nga BE dhe vendet anëtare të WIPO-s dy produkte shqiptare të regjistruara si GI(tregues gjeografikë): “Vaj ulliri Valmi, Elbasan”, si dhe “Gështenja e Reçit”.

Rritja e listës së produkteve që mbajnë një prej këtyre kategorive vlerësohet si pozitive për një sërë aspektesh. Së pari janë produkte që garantojnë cilësi dhe për të cilët konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë më shumë. Po kështu hapin rrugën për eksport të tyre dhe i mbrojnë nga falsifikimet.

Një tjetër element i rëndësishëm është lidhja me turizmin ku pjesa autentike është ajo që çohet gjithmonë e më shumë nga të huajt që vizitojnë Shqipërinë dhe këto produkte përfaqësojnë pikërisht këtë element.

Pikërisht kulinaria autentike është ajo që merr edhe vlerësimet më të larta në përshtypjet e vizitorëve diçka që ka bërë që agroturizmi si një nga segmentet kryesorë të turizmit të ketë një rritje të qëndrueshme nga viti në vit./ Monitor

Video

KLSH dhe Pirro Vengu/ 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Anthony Joshua mposhti Kristian Prengën me nokaut teknik në raundin e dytë, por pas përfundimit të duelit dhuroi një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Britaniku mori dhe hodhi mbi supe flamurin shqiptar, duke treguar respekt për kundërshtarin dhe tifozët kuqezi. Një gjest sportiv që u vlerësua nga të pranishmit dhe që tregon se rivaliteti mbetet vetëm brenda ringut.

Gjatë vizitës së Al Nassr në Iran, Cristiano Ronaldo realizoi ëndrrën e artistes Fatemeh Hamami, e cila, pavarësisht aftësive të kufizuara fizike, krijon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët. Pasi mori si dhuratë dy portrete të punuara nga ajo, Ronaldo e përqafoi, e përgëzoi për talentin e saj dhe i dhuroi një fanellë të firmosur të Al Nassr me numrin 7. Një gjest i thjeshtë, por plot respekt dhe humanizëm, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Lajmi plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news