Sociale 2025-10-24 10:42:00 Nga VNA

Dita e 10-të e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Grevistët të vendosur, gjendja shëndetësore përkeqësohet

Ndaje në Whatsapp
Dita e 10-të e grevës së naftëtarëve në

Dita e dhjetë e grevës së urisë së naftëtarëve në Marinzë ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”. Punonjësit, me pankarta në duar, kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shahu, gjatë tubimit përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar dhe filmuar punonjësit, një veprim që ai e cilësoi si formë presioni ndaj grevistëve. Shahu theksoi se kjo praktikë është përdorur edhe në protestat e mëparshme.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal, të cilët ndodhen në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Grevistët Sotiraq Dano dhe Dorjan Dylmishi deklaruan se janë të vendosur të shkojnë deri në fund, edhe nëse kjo do të thotë të rrezikojnë jetën e tyre.

Ata shprehën gjithashtu keqardhje për faktin që fusha naftëmbajtëse e Marinzës ndodhet pa mbikëqyrjen e tyre gjatë kësaj periudhe.

Video

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët. Flakët janë më të dukshme në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.

Edhe pse temperaturat nuk janë tipike të verës, ditët me diell kanë nxitur qytetarë vendas dhe turistë të zgjedhin bregdetin për shëtitje dhe relaks.

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fier–Shegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni, drejtues i një motoçiklete. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Caddy” ishte duke kryer manovër për t’u kthyer në anën tjetër të rrugës për të hyrë në banesë, ndërkohë që motoçikleta tentoi parakalimin në të njëjtën korsi, duke u përplasur me mjetin. I riu u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news