Sociale 2026-01-18 13:04:00 Nga VNA

Aktiviteti ekonomik online futet zyrtarisht në skemën tatimore, detyrime të reja për blogerët dhe influencerët

Ndaje në Whatsapp
Aktiviteti ekonomik online futet zyrtarisht në skemën tatimore,

Ndryshimet e fundit ligjore të publikuara në Fletoren Zyrtare, si pjesë e paketës fiskale, shtrijnë tashmë në mënyrë të qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet, duke përfshirë blogerët, influencerët dhe çdo individ që gjeneron të ardhura përmes platformave online.

Sipas ligjit të ri, çdo person që fiton të ardhura nga aktiviteti online konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen ose profilin e tij në rrjetet sociale të dhënat bazë të identifikimit, përfshirë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe mënyrën se si administrata tatimore do të identifikojë dhe kontrollojë aktivitetin ekonomik online. Pas një njoftimi zyrtar nga tatimet, individët që gjenerojnë të ardhura në rrjetet sociale do të duhet të formalizojnë aktivitetin e tyre. Identifikimi i tyre do të bëhet kryesisht përmes të ardhurave të depozituara në llogaritë bankare personale.

Ligji parashikon masa të forta ndëshkuese për rastet e moszbatimit. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk publikohen të dhënat e kërkuara, administrata tatimore i kërkon AKEP-it bllokimin e llogarive në rrjetet sociale, si dhe aplikimin e gjobave përkatëse në rast kundërshtimi.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e ushtruara nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që gjatë vitit 2025 kanë gjeneruar mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news