Rajoni 2026-03-25 18:09:00 Nga VNA

Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit “nuk prodhon asnjë efekt juridik”

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Vjosa Osmanit për shpërndarjen

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke vendosur se ai “nuk prodhon asnjë efekt juridik”.

Në vendimin e shpallur më 25 mars 2026, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesat e bashkuara në rastet KO72/26 dhe KO74/26, të paraqitura nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës dhe nga deputetja Arbërie Nagavci së bashku me 30 deputetë të tjerë të Kuvendit.

Kërkesat kishin të bënin me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2026, të datës 6 mars 2026, me të cilin presidentja kishte vendosur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata vendosi njëzëri që kërkesa është e pranueshme dhe konstatoi se dekreti i presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Sipas aktgjykimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë 34 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Gjykata sqaroi gjithashtu se, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht sipas Kushtetutës, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur edhe shfuqizimin e masës së përkohshme të 9 marsit 2026, ndërsa vendimi do t’u kumtohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news