Rajoni 2025-12-29 08:03:00 Nga VNA

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve konfirmon vullnetin e qytetarëve, të formohen institucionet pa humbur kohë

Ndaje në Whatsapp
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve konfirmon vullnetin e qytetarëve, të

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme si fitore të popullit të Kosovës dhe të Republikës. Në një konferencë për media, Kurti theksoi se verdikti i qytetarëve e bën të qartë domosdoshmërinë për të ecur përpara pa humbur kohë drejt formimit të institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV ka marrë 49.74 për qind të votave, pa përfshirë ende votat me kusht, ato të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e diasporës.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, ndërsa më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tani na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm e ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më shpejt të certifikohen rezultatet, aq më shpejt duhet të krijohen institucionet dhe të vazhdojmë me projektet e nevojshme”, u shpreh Kurti.

Ai i bëri thirrje edhe partive të ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, veçanërisht për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

“Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligje të mira dhe për interesin publik. Urime të gjithë qytetarëve dhe mërgatës, pa dallim”, shtoi Kurti.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, Kurti deklaroi se fillimisht do të zhvillojë bisedime me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundon në prill të vitit 2026, dhe më pas edhe me partitë e tjera parlamentare. Sipas tij, miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë votën e 80 deputetëve do të jetë një test kyç për bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës dhe mund të ndikojë edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Paraprakisht duhet certifikimi i rezultateve, për të pasur një pasqyrë të qartë të përbërjes së legjislaturës së dhjetë. Pastaj vijnë bisedimet për marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjen e presidentit. Këto do të jenë prova reale e bashkëpunimit në katërvjeçarin e ardhshëm”, theksoi Kurti.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news