Rajoni 2025-12-27 13:25:00 Nga VNA

Nis votimi jashtë Kosovës, sot mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ndaje në Whatsapp
Nis votimi jashtë Kosovës, sot mbyllet fushata elektorale për

Sot ka nisur procesi i votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor. Qytetarët kosovarë me të drejtë vote mund ta ushtrojnë votën e tyre në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.

Qendra e parë e votimit jashtë vendit është hapur në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, ku procesi ka nisur në orën 07:00. Në këtë qendër janë të regjistruar 116 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, qytetarët jashtë vendit kanë mundësi të votojnë përmes postës, dërgimit të pakos së votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, si dhe në mënyrë fizike në përfaqësitë diplomatike. KQZ-ja ka publikuar procedurat dhe udhëzimet për zhvillimin e procesit të votimit jashtë vendit.

Në total, mbi 19 mijë e 187 qytetarë të regjistruar kanë të drejtë vote përmes përfaqësive diplomatike jashtë Kosovës.

Ndërkohë, sot përfundon edhe faza e fushatave elektorale për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti i parë që mbylli fushatën me tubimin përmbyllës të zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Gjatë ditës së sotme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubimin e saj përmbyllës në një nga hotelet e Prishtinës, duke nisur nga ora 14:00. Partia Demokratike e Kosovës ka paraparë përmbylljen e fushatës në orën 17:30, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë tubimin e saj përmbyllës në orën 18:00.

Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, subjektet politike mund të zhvillojnë fushatë deri në fillimin e procesit të votimit, i cili në Kosovë nis nesër në orën 07:00.

 


Të dielën, më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të dytat që mbahen brenda këtij viti.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news