Rajoni 2026-03-26 17:28:36 Nga VNA

“E kam ni krismën e armës, Naimi më ka thanë ik zhduku”, Granit Plava jep versionin e tij për natën kritike kur u vra Liridona Ademaj

Ndaje në Whatsapp
“E kam ni krismën e armës, Naimi më ka thanë ik
I akuzuari Granit Plava gjatë dhënies së mbrojtjes të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë tha se kishte marrëveshje me të akuzuarin Naim Murseli për ta marrë përgjegjësinë e vrasjes së Liridona Ademajt dhe se të gjitha veprimet e tij ishin në bazë të asaj që ishte marrë vesh me Murselin.

Plava dha versionin e tij për ngjarjen, duke treguar kronologjinë e gjithë asaj që pretendon se ndodhi në ditën kur u vra Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Herën e fundit, ai thotë se me Murselin u takuan në një pompë derivatesh ku ishte duke punuar pasi e kishte telefonuar dhe pyetur se ku është. Ai tha se Kushtrim Kokalla nuk ka qenë pjesë e takimit, dhe se me këtë të fundit vetëm në fillim janë takuar ngase më nuk është përfshirë edhe pse nuk e di a kishte dijeni për rastin.

Atë ditë, Plava thotë se Murseli nuk ishte fare i qetë dhe qëndronte vazhdimisht në telefon, para se të mbërrinin në restorantin ku ishin nisur për të ngrënë, Naimi i kishte thënë se po kthehen në Gjakovë.

Duke folur për blerjen e armës, Granit Plava dha versionin e tij. Ai tha se kur kishin shkuar në vendin ku e blenë armën, i pari e provoi Murseli dhe herën e dytë ai.

“E ka marrë Naimi revolen, e ka shti në xhep edhe kemi shku me i ndërru gomat edhe ky e kish ba planin me i marrë fishekët deri t’i ndërrojmë gomat”, tha ai.

Pas kësaj, sipas tij, Naim Murseli i kishte thënë se duhej të niseshin për në Prishtinë, e që e kishte marrë një veturë me qira. Rrugës, tha se e telefonoi tani e ndjera Liridona, dhe se veturën e Naimit e kishte vozitur ai deri në fshat kur kishin shkuar për ta marrë veturën me qira, të cilën ia kishte paguar Naimi bashkë me karburantin.

Sipas Granit Plavës, e përcolli Naim Murselin deri te rasti ku ndodhi vrasja, ku sipas tij, ai i kishte thënë se do të shkonte e do qëndronte aty para veturës. Tha se veproi si i ka thënë Murseli.

Gjithnjë sipas Plavës, Naim Murseli ia dha lokacionin e restorantit ku më pas kanë shkuar me Liridonën dhe fëmijët. Tha se kur arriti aty, qëndroi në një skaj, derisa ia dha sinjalin Naimi për t’u nisur.

“Unë u nisa për Gjakovë, s’kam ba as 10 metra rrugë, m’ka thirrë edhe një herë në telefon me thirrje të rregullt m’ka thanë ku je edhe e ka ndal. Tani më ka shkru, i thash jam tu shku n’shpi, ma bani t’kam thanë me ardhë te vendi i ngjarjes, i kam thanë nuk e di ku je ti, i kam thanë te pompa- te cila nuk m’ka tregu veç ma ka çu lokacionin te vendi i ngjarjes edhe njëherë rrugës u vonova se ish kanë një aksident te semaforat”, thotë Plava.

Kur arriti në vendin e ngjarjes, i akuzuari Plava thotë se qëndroi sikur i kishte thënë Naimi.

“Para se me shku te vendi i ngjarjes ky kish mbërri te një shitore, ish ndal kur e ka pa kerrin tem që u shku teposhtë. Edhe unë jam ndal me prit ku m’ka thanë ky, ky si e ka pa kerrin tem u ndal 10-15 metra, e kam ni krismen e armës, u ardhë ma ka gjujt armën edhe ka thanë ik zhduku, por unë e kam dëgju krismën”, tha Plava.

Pas kësaj, Plava thotë se hipi në veturë dhe me vrap iku nga vendi i ngjarjes bashkë me armë.

Paraprakisht, i akuzuari Granit Plava tha se familjen e Naim Murselit i ka njohur si milionerë, duke shtuar se edhe shtëpia e tyre në fshat është në vlerë rreth 300 mijë euro.

Më pas, Granit Plava tha se tash e tutje dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën që të mbrohet në heshtje./BetimipërDrejtësi/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news