Politika 2025-11-25 14:59:00 Nga VNA

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ KLP shtyn mbledhjen, njëri nga anëtarët me probleme shëndetësore

Ndaje në Whatsapp

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ KLP shtyn mbledhjen, njëri nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyn mbledhjen ku do të zgjidhet kreu i SPAK. Qeveria e prokurorëve kishte caktuar datën 4 dhjetor për të zhvilluar intervistat me kandidatët dhe menjëherë më pas votimin për zgjedhjen e drejtuesit të ri të strukturës antikorrupsion.

Por, për shkak se njëri nga anëtarët e KLP kishte probleme shëndetësore, është vendosur me dakordësi shtyrja e mbledhjes për në datën 11 dhjetor. Pasi të dëgjojë kandidatët, KLP do të kryejë edhe votimin.

Në garë për drejtuesin e SPAK janë Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Në tre vitet e fundit, Prokuroria e Posaçme u drejtua nga Altin Dumani.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news