Politika 2025-11-24 12:09:00 Nga VNA

Nga “heroi i avionëve” dhe kandidat i Ramës te ekstremi i djathtë. Metamorfoza politike e Kristo Papës

Ndaje në Whatsapp
Nga “heroi i avionëve” dhe kandidat i Ramës te ekstremi i

E mbani mend heroin Kristo Papa? Mjekun shqiptar në Londër që prodhonte lajme sa herë sëmurej dikush në avion, që shfaqej si superman në çdo emergjencë dhe që ishte gati të bëhej deputet me Ramën? Pas momentit kur kryeministri i ktheu shpinën dhe pasi iu zbeh imazhi si “bamirës i shqiptarëve në Angli”, Kristo Papa tani ka vendosur të kandidojë me Nigel Farage, si anëtar i këshillit bashkiak të Londrës. Po, po — si kandidat i ekstremit të djathtë, me partinë anti-emigracion, e cila nuk ka kursyer as retorikën kundër shqiptarëve.

Me këtë zell për t’u marrë me politikë, mbetet për t’u parë cili do të jetë hapi i radhës për Kristo Papën, që mesa duket profesionin e mjekut e ka më shumë fasadë se sa identitet, një mbulesë për ambicien e tij të madhe politike. Pavarësisht mungesës së prirjeve dhe bindjeve të qarta, ai ka kaluar majtas e djathtas brenda një viti pa asnjë vështirësi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news