Politika 2025-12-13 19:33:00 Nga VNA

“U detyrova të bëhem burrë para kohe”- Rrëfimi i djalit të Azem Hajdarit: Peshën e emrit që mbaj e ndjeva në moshë të vogël

Ndaje në Whatsapp
“U detyrova të bëhem burrë para kohe”- Rrëfimi i

Azemi Hajdari, djali i një prej themeluesve të PD dhe liderit të lëvizjes studentore 1990-1991 që çoi në rënien e regjimit komunist, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku rrëfeu mes emocionesh jetën e tij dhe kujtimet për babanë, i vrarë në një pritë më 12 shtator 1998 në Tiranë. 

Azemi, që mban emrin e babait të tij tregoi se që i vogël ka ndjerë fuqinë e emrit të babait.

“Isha 3-4 vjeç kur kuptova rëndësinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj. Kujtoj që duhet të vishesha me kostum dhe njerëzit më thoshin ‘do të bëhesh si babi’”, rrëfeu ai.

Ai kujtoi ditët kur në shtëpinë e tyre vinin miqtë dhe bashkëpunëtorët e babait, duke ndarë histori për aktivitetin dhe jetën e Azem Hajdarit.

“Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët, por dhe njerëz që e njohën gjatë jetës. U detyrova të bëhesha burrë para kohe, dhe nëse do të ishte gjallë, do të ishte një mrekulli për mua,” shtoi Azemi.

Ai tregoi edhe një kujtim të veçantë nga lufta e Kosovës, kur babai i tij kishte strehuar 12 persona në shtëpi, të cilët e thërrisnin “bacë”.

“Kur vinte në shtëpi, ulej me ta në sofër, dhe gjithmonë tregonte empati dhe dhembshuri për njerëzit,” tha Azemi.

Duke folur për rolin e babait dhe ndikimin e tij tek brezi i ri, Azemi u shpreh se Azem Hajdari nuk sillte streset dhe problemet në familje, por ishte shembull për njerëzit me empati dhe përkushtim.

Për të, mungesa e babait ka qenë një inkurajim dhe një sfidë: “Dashuria dhe mbështetja që më mungoi, më detyruan të rritem më shpejt dhe të bëhem burrë para kohe.”

Azem Hajdari: Isha 3-4 vjeç, kur e kam ndjerë fuqinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj që kur isha i vogël dhe kujtoj që duhet të vishesha me kostum, e më drejtoheshin njerëzit që më thonin do të bëhesh si babi.

Ishin disa ditë në vit, kur në shtëpinë tonë vinin njerëz dhe dëgjoja histori për babain.

Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua. Unë nuk e thirra dot baba. Nëse ka një të mirë po ta shohim gotën para kohe, është dashur të bëhem burrë para kohe./NEWS-24 

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news