Politika 2026-04-28 14:12:00 Nga VNA

Spiropali sfidon Ramën pas ultimatumit në grupin e PS: “Nëse kritika është faj, më përjashto”

Ndaje në Whatsapp

Spiropali sfidon Ramën pas ultimatumit në grupin e PS:

Elisa Spiropali reagoi sot publikisht në rrjetet sociale, një ditë pas mbledhjes së tensionuar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama i dha një ultimatum deputetëve: “ose me ne, ose kundër nesh”.

Ish-kryetarja e Kuvendit, e cila sipas burimeve tentoi të replikonte gjatë mbledhjes por nuk u lejua nga Rama, ka zgjedhur të përgjigjet përmes një statusi të gjatë në Facebook me titullin “Më përjashto”.

Në reagimin e saj, Spiropali paralajmëron se debatet e brendshme nuk duhet të kthehen në “spektakël ndëshkimor publik”, duke lënë të kuptohet se klima brenda partisë po bëhet gjithnjë e më e mbyllur ndaj kritikës.

“Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim”, shkruan ajo.

Spiropali thekson se nuk ka sulmuar Partinë Socialiste, por modelin e funksionimit që, sipas saj, po e dëmton edhe vetë partinë. Ajo flet për rrezikun e një sistemi ku politika zëvendësohet nga administrimi dhe ku “drejtorokracia” mund të zbehë përfaqësimin politik.

“Nëse të kërkosh garë e meritë është faj, më përjashto. Nëse të kërkosh që pushteti të njohë vetëkufizim është herezi, më përjashto”, shkruan Spiropali.

Ajo shton se mospajtimi në politikë nuk është thyerje e besnikërisë, por “forma më e lartë e besnikërisë”, duke paralajmëruar se një parti ku askush nuk kundërshton nuk është e fortë, por e heshtur.

Në fund të reagimit, Spiropali thekson se çështja nuk është personale, por lidhet me mënyrën se si kuptohet politika dhe pushteti brenda një force qeverisëse.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news