Politika 2026-03-30 11:33:00 Nga VNA

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – Reagimi i Ministrit

Ndaje në Whatsapp
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emërimin e Skënder Hitës si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i dhënë njëkohësisht edhe gradën “Drejtues Madhor”.

Ministri i Brendshëm ka reaguar pas vendimit, duke theksuar se përzgjedhja e Hitës është bërë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit. Sipas tij, Hita ishte ndër kandidatët më të vlerësuar në procesin konkurrues, ku ka spikatur për përvojën e tij të gjatë, vizionin strategjik dhe angazhimin e palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon profesionalizëm, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se nën drejtimin e tij, Policia do të forcojë performancën, do të rrisë besimin e qytetarëve dhe do të përmbushë me përkushtim misionin e saj”, u shpreh ministri. Me emërimin e Skënder Hitës, pritet që Policia e Shtetit të nisë një fazë të re në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news