Politika 2026-04-30 09:53:00 Nga VNA

Shkodra në

Ndaje në Whatsapp

Shkodra në

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti, ka depozituar zyrtarisht një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë. Përmes një shkrese drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Hoti denoncon mungesën e theksuar të transparencës dhe vonesat serioze në projektet kyçe rrugore që prekin veriun e vendit.

Sipas dokumentit të siguruar nga VNA, deputeti opozitar thekson se prej muajit janar ka kërkuar informacion zyrtar mbi disa projekte, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke e cilësuar këtë si shkelje të hapur të ligjit për të drejtën e informimit dhe statusit të deputetit.

Deputeti Hoti ka listuar një sërë pyetjesh emergjente për të cilat kërkon llogaridhënie publike nga ministria përgjegjëse:

1. Segmenti rrugor Milot-Balldre

Në çfarë faze ndodhet aktualisht procedura e koncesionit/PPP?

Pse nuk është bërë publik informacioni mbi ofertat dhe vlerësimin e tyre?

Kur pritet shpallja e fituesit, nisja e punimeve dhe përfundimi i projektit?

2. Hyrja e qytetit të Shkodrës

Pse projekti vijon të zvarritet pa një afat të qartë përfundimi?

Cilat janë arsyet e ndryshimeve të vazhdueshme të projektit (rrethrrotullimet, devijimet)?

A është kryer studim i mirëfilltë trafiku apo ky projekt rrezikon të krijojë problematika të reja?

3. Ura e Bahçallëkut

Pse nuk ka avancuar projekti për urën e re dhe cilat janë pengesat konkrete?

A ekziston një afat i qartë për realizimin dhe a ka një studim fizibiliteti?

4. Rruga e Dukagjinit

Në çfarë faze janë punimet dhe cili është afati i parashikuar për përfundimin e plotë?

Cilat janë arsyet konkrete të vonesave dhe a ka një projekt përfundimtar të miratuar?"Mungesa e përgjigjeve, vonesat e pajustifikuara dhe mungesa e transparencës në këto projekte madhore janë shqetësuese dhe kërkojnë llogaridhënie publike," thuhet në kërkesën e deputetit Hoti.

Kjo kërkesë për interpelancë vjen në një kohë kur infrastruktura në veri të vendit mbetet një nga pikat më të nxehta të debatit politik, duke u parë nga opozita si një zonë e lënë qëllimisht në harresë nga investimet qeveritare.

Shkodra në

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news