Politika 2025-11-19 16:50:00 Nga VNA

Seanca për buxhetin: Balluku i përgjigjet Balliut me një seri akuzash familjare për vjedhje 150 mil euro dhe lidhje me “Alpin Bau”

Ndaje në Whatsapp

Seanca për buxhetin: Balluku i përgjigjet Balliut me një seri

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer në Parlament dhe këtë herë nuk e ka kursyer deputetin Klevis Balliu. Jo për bukurinë, por për korrupsionin. Ndërsa deputeti demokrat i ka përmendur zv.kryeministres se “Ky buxhet është prova që nuk keni hallin e qytetarëve, buxheti i sotëm është një buxhet i garantuar që do të vidhet”, zonja Balluku i është kthyer me një histori të vjetër, duke e nisur replikën me deklaratën se “Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje sepse ka ekspertizë si askush në këtë botë. Është rritur në një familje ku vjedhje ka qenë pjesë e edukatës familjare, pasi është rasti unik në Shqipëri kur tezja e tij, ose kunata e Fahri Balliut, ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në ndërkohë, njëkohësisht administratore e ‘Alpin Bau’, një kompani e sajuar me një serb, Sllobodan e kishte emrin si gjithë serbët, dhe nga ana tjetër zonja, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blegina Agolli, e dashura kunatë e Fahri Balliut, tezja e Klevisit.”

Ajo vazhdoi me akuzën e plotë duke thënë se “Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje se është i masterizuar, ia kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ishte edhe administratore e një kompanie e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Sekretari i përgjithshëm i një ministrie aplikonte si administrator dhe merrte fonde. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i ka ngrënë, shpresoj bashkë me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjen sot. Rasti unikal në Shqipëri. Dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikorofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tëndë do ishte me siguri akoma në burg sot.”

Pas kësaj deklarate të gjatë dhe të ashpër, deputeti Klevis Balliu vijoi debatin, duke kërkuar fjalën me ngulm dhe duke kundërshtuar akuzat. Përplasja në sallë u tensionua, derisa drejtuesja e seancës ndërhyri dhe vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news