Politika 2026-05-09 12:59:00 Nga VNA

Rama mohon bllokimin e Shqipërisë nga BE për çështjen Balluku: Të thuash se u bllokuam nga X apo Y është të shesësh ajër

Ndaje në Whatsapp
Rama mohon bllokimin e Shqipërisë nga BE për çështjen

Kryeministri Edi Rama ka mohuar pretendimet se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është bllokuar për shkak të çështjeve të brendshme politike apo emrave të caktuar në qeveri, një deklaratë që u interpretua si përgjigje ndaj aludimeve për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se procesi i negociatave nuk varet nga debatet politike të brendshme, por nga vlerësimi objektiv i Komisionit Evropian.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria, por Komisioni. KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për piketat e ndërmjetme. Dhe ai po diskuton me shtetet anëtare. Të thuash se u bllokua nga X apo Y është të shesësh ajër. Kush beson se ajri blihet, ta shesë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Komisioni Evropian e vlerëson procesin “në mënyrë objektive dhe jo politike”, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë punën për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të integrimit europian.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news