Politika 2026-05-08 19:30:00 Nga VNA

Lapaj: Po të na ishte bashkuar PD në protestat e janarit, Rama sot nuk do ishte kryeministër

Ndaje në Whatsapp

Lapaj: Po të na ishte bashkuar PD në protestat e janarit, Rama sot nuk

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nëse PD do t’u ishte bashkuar protestave të organizuara nga forca e tij politike para Kryeministrisë, sipas tij, qeveria e Edi Rama do të ishte rrëzuar.

Në një intervistë për News24, Lapaj u shpreh se kjo nuk ndodhi për shkak të rezervave që, sipas tij, kishin disa individë brenda PD-së lidhur me rritjen e mbështetjes ndaj tij.

“Është e drejtë legjitime e çdo partie të protestojë, madje unë e kam pritur që PD të na bashkohet. Kemi thënë që të krijohet një kohezion i madh social. Po ta kishim bërë që në janar, jam i bindur që Edi Rama nuk do e kishte shtyrë. Në PD një seri njerëzish e kanë patur merakun se mos fitonte Adriatiku”, tha Lapaj.

Megjithëse u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Sali Berisha, kreu i “Shqipëria Bëhet” gjithashtu tha se qytetarët janë të lodhur nga e njëjta klasë politike që, sipas tij, riciklohet prej 34 vitesh.

Ai bëri të ditur se partia e tij do garojë në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale.

“Do të garojmë në 61 bashkitë për këshillat bashkiakë. Për kryetarë bashkie do të vendosim më vonë. Kam ndjerë një dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim. Njerëzit janë të lodhur nga e njëjta klasë politike që ka 34 vite që riciklohet”, tha Lapaj.

Mes thirrjeve për ndryshim dhe gatishmërisë për bashkëpunim me figurat më të vjetra të politikës shqiptare, mbetet për t’u parë se sa bashki do të fitojë Lapaj në zgjedhjet e ardhme.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news