Politika 2025-10-03 09:55:00 Nga VNA

Presidenti Begaj,”heroi”i dekreteve të firmosura pas këmbënguljes së stafit

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj,”heroi”i dekreteve të firmosura pas

Dekreti i Zgjedhjeve të 9 Nëntorit tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Stafi që kujdeset për Begajn i ka marr masat dhe per kete detaj. Në fakt e vetmja risi nga intervista e Begaj, që më shpejt mbaroi sesa filloi, ish që presidenti paska një ekip që me diskutime aktive mes tyre, rrinë e bindin numrin 1 te shtetit që të firmosë dekrete.

Përfytyroni pak skenën!

Begaj që rri në krye të tavolinës dhe ekipi që me duar e këmbë i shpjegon Begajt se çfarë pune bën Gjykata Kushtetuese, çfarë bën Kryeministri, (ndërsa Begaj kujton vetëm se kush është Kryeministri), e pastaj me rradhë edhe gjithë të tjerët.
Ndërsa stafi flet Begaj nis t’i heqë vetes frikën që ka kur duhet të firmosë.
Frika lind me njeriun, por për Begajn kjo frikë duhet të jetë refleks i kushtëzuar nga ndonjë firmë e kaluar, që duket i ka hapur shumë telashe.

Ndersa stafi beson se po i sqaron Kushtetutën, Begaj merr kohën që i duhet që të trimërohet derisa të thotë “ma sillni ta firmos”.

Nuk u tregon për frikën e tij, por thjesht i bën të besojnë se po peshon të dyja opsionet, “ta firmos apo mos ta firmos”!
Që për Begajn është sikur të thotë “të jem a mos jem nesër President”.

Por kësaj rradhe Presidenti i kaperceu parashikimet e të gjithëve. Ndersa kjo ishte nje skene imagjinare mbreme ai ja doli qe te bjndte dhe publikun se dekretin e firmosi jo si ushtar i bindur i kryeministrit por sepse e bindi stafi. Me gjase presidenti paska staf kaq te mire e zote sa arrin ta bindte edhe perkundrejt deshirave te edi rames. Dhe ky do ishte nje rekord i ri per presidentin Begaj i cili do mbahet mend gjate jo per firmosjen e dekretit sesa per besnikerine e pashoqe ndaj cdo vullneti kryeministror. Aq sa kryeson bindshem nje listen e presidenteve qesharake qe ka pas ky vend. Dhe kur e mendon nuk ka patur pak…

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news