Politika 2025-10-02 22:00:00 Nga VNA

Kriza e kandidatit të opozitës në Tiranë – Lapaj me ankesa se nuk e kanë konsultuar

Ndaje në Whatsapp
Kriza e kandidatit të opozitës në Tiranë – Lapaj me

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se mbështetja e tij për një aleancë opozitare në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës varet nga fakti nëse kandidati që do të propozohet do të vijë apo jo nga partitë politike.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Shehaj u shpreh se një kandidaturë e pavarur është e vetmja mënyrë për të zgjeruar mbështetjen përtej bazës tradicionale të opozitës.

“Jam i bindur që e vetmja zgjidhje për të fituar Bashkinë e Tiranës është të dalim me një kandidat jashtë partive politike. Vetëm kështu mund të shtojmë vota përtej opozitës,” tha ai.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, theksoi rëndësinë e bashkimit të forcave opozitare përballë Partisë Socialiste. Sipas tij, vetëm një opozitë e bashkuar ka mundësi të fitojë garën për kryeqytetin.

“PD ka pasur takime me të gjitha partitë parlamentare dhe besoj se bashkimi është e vetmja rrugë për të mposhtur PS,” u shpreh Këlliçi.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë e tij për faktin se, sipas tij, asnjë prej tre emrave kryesorë të opozitës nuk e ka kontaktuar për t’u konsultuar mbi idenë e një kandidature të përbashkët. Ai tha se është e padrejtë që opozita nuk e ka pyetur mbi një ide që, sipas tij, duhet të diskutohet gjerësisht edhe me të.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news