Politika 2025-10-26 11:43:00 Nga VNA

Podcasti i Ramës: Premtime për hyrje pa pasaportë, në një vend ku të dhënat personale janë sheshit

Ndaje në Whatsapp
Podcasti i Ramës: Premtime për hyrje pa pasaportë, në

Në podcastin e sotëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli për “epokën e re të identitetit digjital”, që do të nisë në janar 2026. Sipas tij, shqiptarët do të hyjnë në Aeroportin “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, vetëm përmes një “porte digjitale” që do t’i njohë nga fytyra dhe do t’i lidhë me biletën dhe me të dhënat e tyre personale. “Një tjetër inovacion i bukur,” – tha Rama, duke premtuar se Shqipëria do të jetë “një vit përpara Bashkimit Europian” në këtë drejtim.

Por ndërsa qeveria shpall “modernizimin digjital”, kujtesa publike nuk ka harruar që teknologjia shqiptare ka pasur disa “moment transparence” krejt të pavullnetshme. Vetëm në dhjetor të vitit 2021, vendi u përball me rrjedhjen më të madhe të të dhënave në historinë e tij, ku u publikuan paga, numra identiteti dhe informacione sensitive për 637 mijë rezidentë. Vetëm disa muaj më vonë, në prill 2022, një tjetër databazë me 910 mijë qytetarë – e njohur si lista e patronazhistëve – doli në publik, duke ekspozuar përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale.

Në këtë sfond, njoftimi për portën digjitale në Rinas dhe “portofolin e identitetit” që do të përmbledhë çdo dokument të qytetarit – nga karta e identitetit, te leja e drejtimit, diplomat e certifikatat – tingëllon më shumë si ambicie për centralizim të rrezikut, sesa si hap drejt sigurisë. Në një vend ku serverët publikë hapen si dosje Word-i, ideja se fytyra jote do të shërbejë si çelës i hyrjes në atdhe është ndoshta shprehja më e përkryer e paradoksit shqiptar: teknologjia ecën me shpejtësi, ndërsa privatësia është në shesh.

Në fund, Rama e quajti këtë “bekim të teknologjisë”. Por për qytetarët që kanë parë të dhënat e tyre të përfundojnë në faqe të errëta interneti, ky “bekim” duket më shumë si mallkim i përsëritur. Sepse në Shqipërinë e rrjedhjeve digjitale, porta e re në Rinas mund të të hapet me fytyrën tënde, por dera e privatësisë është hapur prej kohësh – për këdo që di ku të kërkojë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news