Politika 2026-04-20 11:24:00 Nga VNA

PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe 8 drejtues të Policisë pas protestës në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe 8 drejtues të

Grupi Parlamentar i PD ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin, si dhe 8 drejtues të Policisë së Shtetit, në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së së premtes.

Sipas kallëzimit, gjatë protestës pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ndërsa policia dyshohet se ka përdorur bombola gazi në drejtim të protestuesve. Si pasojë, janë raportuar të lënduar, përfshirë qytetarë dhe deputetë, por edhe efektivë policie.

Kallëzimi penal është dorëzuar paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet të nisë shqyrtimi i çështjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news